(AIK-Presheva Jone)

 

 

Inter do të luajë nesër ndeshjen e prapambetur ndaj Cesena dhe ka mundësinë për të shkurtuar distancën në -6 ndaj Milan.

Leonardo nuk thotë me saktësi se sa janë rritur mundësitë e Inter për të fituar titullin në Itali pas barazimit të Milan ndaj Lecce, por u shpreh: “Një skuadër si Interi mendon gjithmonë për fitoren e trofeve.”

Trajneri brazilian sjell shembullin e bashkëpatriotit të tij të shquar, pilotit Ayrton Senna, për të përshkruar situatën në të cilën ndodhet Interi: “Senna edhe nëse nisej nga vendi i 25-të mendonte gjithmonë për fitoren e garës. Këtë gjë mendon edhe Interi.”

“Ndeshja e nesërme ndaj Cesena do të jetë e vështirë”, përfundoi Leonardo.

SHPËRNDAJE