Miku im, JONUZ MUSLIU, sot ka ndëruar jetë duke lënë këtë botë, familjën, Luginën,dhe miqtë e tij kaq herët, kaq shpejt. Do ti kujtoj virtytet e tija me mall, ndërsa kontributi i tij për Luginën e sotme do të mbetet i pashlyeshëm. Bashkëndjej me familjen Musliu dhe ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.

 

Një lajm i tmerrshëm dhe fatkeq, që sikurse shkreptima e natës kur vjen, prishi qetësinë e familjes, miqve, atyre që e kanë njohur . Një humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, miqtë, shoqërinë dhe politikën shqiptare . Lutjet shkojnë për shpirtin e tij që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t’i japë forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre.

 

Me shumë trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Jonuz Musliut (Kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit; Kryetarit të Këshillit Nacional . Do të mbetesh edhe një shenjues i një epoke për shqiptarët e Luginës si të tillë edhe do të kujtojmë. Pusho i qetë.

Leme Xhema, Medvegje

SHPËRNDAJE