Gazeta « Le Temps » shkruan per Hashim Thacit nga jeta e tij si student në Cyrih e deri tek kreu i UCK-së në raport me aferën e fundit me senatorin zviceran Dcik Marty

« Le Temps » e Zvicrës ka botuar sot detaje nga jeta e kryeministrit në largim të Kosovës, Hashim Thaçi, nga koha kur ai jetonte si student në Cyrih  të Zvicrës e deri tek kreu i UCK-së duke sjellur fakte te rendësishme të reputacionit dhe rolit të Thacit në Zvicër dhe takimet e tij me qeveritarët zviceran dhe profesorë të strategjisë ushtarake sikur prof.dr.Albert Stahel ku kryeminsitrin Thaci e kishte quajtur si një student i kujdeshëm  («très attentif»)

Gjenevë,8 dhjetor / AIK-Presheva Jonë

E përdithshmja  zvicerane « Le Temps » ka botuar sot detaje nga jeta e kryeministrit në largim të Kosovës, Hashim Thaçi, nga koha kur ai jetonte si student në Cyrih  të Zvicrës e deri tek kreu i UCK-së dhe fërklimet mes asenatorit zviceran Dick Marty ku ky i fundit akjuzon liderin kosovar per implikim e tij në “trafikun e organeve”. Pra,  Kosova dhe lideri i saj, Hashim Thaçi vazhdojnë të jenë temë interesante për shtypin e Zvicrës. Gazeta “Le Temps” ka njoftuar gjerësisht për kohën e Thaçit në Zvicër, ku përgatiste aktivitetet e UÇK-së, që më vonë do të ngjallnin dyshime, sipas saj.

Eksperti ushtarak zviceran Prof.dr.Albert Stahel: Thaci ishte student tejet i kujdesshëm !

« Le Temps » e Zvicrës ka botuar sot detaje nga jeta e kryeministrit në largim të Kosovës, Hashim Thaçi, nga koha kur ai jetonte si student në Cyrih  të Zvicrës e deri tek kreu i UCK-së, të cilin shkrim e kan trensmetuar  edhe nga disa media shqiptare, duke marur ashtu kallëp me gabime nga agjencia sllavomaqedonase MAKFKS e cila fsheh objektivitetin e shkrimit duke mos nxjerrur  fakte te rendësishme te reputacionit dhe rolit të Thacit në Zvicër dhe takimet para të tij me qeveritarët zviceran dhe profesor të stratejgisë ushtarake sikur  prof.dr.Albert Stahel, ku kyreminstrin Thaci e kishte quajtur si një student i tejet të kujdeshëm  (“très attentif`”)

Më konkretish e përdithsmja  zvicerane « Le Temps » ka botuar sot detaje nga jeta e kryeministrit në largim të Kosovës, Hashim Thaçi, nga koha kur ai jetonte si azilant në Zvicër dhe lobonte në mesin e diasporës duke u pritur n ga Ministri i atëhershëm i Punëve  të Jashme të Zvicrës z.Joseph Deiss e deri tek veshja e uniformës së UCK-së dhe kreu politik  i saj..Hashim Thaci vjen në moshën 26 vjecare në vtin 1994 i cili ishte dënuar nga një gjykatë serbe me aq vjet sa kishte Thaci në vitin 1993 kur ai kishte sulmuar një patrullë të policisë serbe, ka shkruat « Le Temps.”

Gazeta zvicerane ne shkrimit e saj të titulluar « Vitet  e Hashim Thacit në Zvicër » në vazhdim ka nënvizura se « Thaci vjen në Bernë me  dy trup roje. Pas katër muash të fuknsionimit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, në vitin 1999 ai ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Zvcrës z.Joseph Deiss.. » ( Hashim Thaçi et ses gardes du corps. En 1999, le chef du gouvernement provisoire du Kosovo, qui a quitté la Suisse depuis quelques mois, se rend à Berne pour rencontrer Joseph Deiss, alors ministre des Affaires étrangères). Gazeta ne fjale shkrimin e vet per Hashim Thacin e ka shoqëruar me një foto te Thacit para Konfederates zvicerane, para se të takohej me shefin e diplomacisë zvicerane z.Deiss.

Thacit  para se t’i akordohej statusi i azilit në vitin 1995  si i përndjekur politik, ai instalohet me gruan e tij Lumnijen në Dietikon (ZH) i cili pastaj si student në Univesritetine Zyrihut vazhdon studimet dhe aktivitetin klandesten kundër regjimit serbe që konsiderohej okupues. « Le Temps » po ashtu ka shkruar se ai është takuar rregullisht me përkrahësit e UÇK-së në qytetin Arau, nëpër banesa, kafiteri, madje edhe në redaksinë e një gazete të përditshme. Madje sipas kësaj gazete Hashim Thaci kishte autoritet dhe respekt tek akademikët e universitetit ku ai studionte. Për ekspertin për strategji ushtarake, Albert Stahel « Hashim Thaçi ka djekur vazhdimisht gjitha ligjëratat dhe se  ai ishte një student i zgjuar dhe mjaft i kujdeshëm.. » (Le professeur et expert en stratégie militaire Albert A. Stahel se souvient de lui comme d’un élève «très attentif».) Gazeta shkruan po ashtu se Thaçi pesë deri gjashtë herë në vit shkonte fshehtas në Kosovë, në mënyrë që të forconte pozicionin e tij në UÇK, ndonëse si azilant këtë nuk ka guxuar ta bënte dhe ka rrezikuar t’i merrej ai status në Zvicër.

“Diskret, dhe shumë i kujdesshëm për shkak të aktivitetit klandestin që udhëhiqte, njeriu i njohur me nofkën ‘Gjarpëri’ la shumë pak gjurmë këtu”, shkruan gazeta. Aty sillen rrëfimet e dy prej njerëzve më të afërt të tij në Zvicër, Ramadan Avdiu dhe Bardhyl Mahmuti. Në vitin 1994, Thaci erdhi në Zvicër, si 26 vjecar. “Ai iku nga policia serbe që në vitin 1993 ndërmori një aksion për arrestimin e lëvizjes ilegale. Shtëpia e tij u bastis dhe ai kërkohej nga policia. Për pak e shpëtuam nga ekzekutimi apo një dënim i madh me burg”, kujton Avdiu, që në Zvicër shkoi 1 vit para tij.

Thaçi shkoi fillimisht në Austri, e nga aty në Zvicër ku bëri kërkesë për azil. Shumë shpejt u bë refugjat. “Ai dërgoi një kërkesë në vitin 1995 dhe iu aprovua në vitin 1996”, thonë në Zyrën për Migracion Federal. Pas qëndrimit në një banesë kolektive në Appenzell, ai më pas u zhvendos në Dietikon. Me të ishte edhe gruaja e tij, Lumnija. Ai nisi të shkojë në Universitetin e Zurichut për të studiuar shkenca politike dhe histori. Në Prishtinë, ku po studione filozofinë, kishte krijuar një lëvizje studenore kundër regjimit serb. Profesori dhe eksperti ushtarak, Albert A. Stahel e kujton si shumë të kujdesshëm. “Ai e mori ligjëratën time për luftën e muxhahedinëve në Afganistan (1979-1989). Ai përdori mekanizmin e tyre të kontrollit për luftën e tij”, tha profesori.

 

Lëvizjes Popullore e Kosovës (LPK) e themeluar në 1981 mbështetej nga Enver Hoxha

Guerilasit, sipas geztes “Le Temps” janë  pjesërisht një degë të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), e themeluar në 1981 dhe mbështetur nga Enver Hoxha diktatori shqiptar deri në vdekjen e tij në 1985. Një lëvizje e cila vepronte kryesisht nga Zvicra. Hashim Thaçi ishte një prej tyre. Si refugjatë të tjerë, si Xhavit Haliti, Bardhyl Mahmuti, Fazli Veliu dhe Ali Ahmeti, i cili luajti një rol qendror në ndërtimin e UÇK-së. Gjatë kësaj periudhe, mbledhjen e fondeve të konsiderueshme për të UÇK-së është i organizuar në diasporë në Zvicër.


Sipas “Le Temps”, Hashim Thaci në Zvicër shumë shpejt nisi të shoqërohej me udhëheqës të LPK-së dhe të tjerë shqiptarë që kishin luajtur rol në krijimin e UCK-së. Xhavit Haliti, Bardhyl Mahmuti, Fazli Veliu e Ali Ahmeti po grumbullonin para nga diaspora shqiptare për luftën e Kosovës. Shumë shpejt lindën dyshimet se për të siguruar para për armë, ata trafikonin heroinë. “Këtu, Thaçi gjithmonë ka vepruar brenda rregullave dhe ligjeve të Zvicrës. Ai e konsideron Zvicrën atdheun e tij të dytë. Ai admiron institucionet dhe sistemin politik këtu”, thotë Ramadan Avdiu, që ende ka shtëpinë në Gjenevë.


Në korrik 1998, shteti zviceran hapi hetime  ndaj kosovarëve të dyshuar për “trafikim ilegal armësh, në kundërshtim me sovranitetin e vendit, akte të dhunshme dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale”. Pati arrestime, bastisje dhe bllokim të dy llogarive bankare Gjatë kohës së tij në Zvicër, Hashim Thaçi kthehej vazhdimisht në Kosovë për të takuar liderët e UÇK-së. E bënte në mënyrë klandestine. Autoritetet zvicerane thonë se sikur ta dinin, do t’ia hiqnin menjëherë statusin e refugjatit. Ai kalonte kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë në këmbë. “Ishte shumë e vështirë. Nuk mund të gjej fjalët. Hashimi e bënte këtë udhëtim 5-6 herë brenda vitit”, kujton Bardhyl Mahmuti.

“Ishte shumë praktike. Aarau është një lidhje e mirë hekurudhore. Ne takoheshim nëpër banesa, në bare e ndonjëherë edhe në zyret e gazetës së LPK-së. Në këtë kohë, ai nuk kishte shumë kontakt me diasporën e madhe kosovare. E favorizonte për shkak të asaj që bënte. Miq zviceranë? Shumë pak. Hashimi duhej të ishte diskret. Fqinjtë e tij kurrë nuk dyshuan asgjë për aktivitetin e tij politik.”, thotë Mahmuti. Thaçi u kthye në Kosovë pas masakrës në Prekaz. Pa gruan e tij. Ajo nuk u kthye deri në pëfundim të luftës. Endriti lindi paraprakisht në Zurich. Me t’u kthyer Thaçi merr gjërat nën kontroll. Tashmë i dyshuar për shumë aktivitete, ai akuzohet se brenda viteeve 1997 and 1998, urdhëroi një seri vrasjesh të rivalëve shqiptarë të luftës. Akuza që Dick Marty i sheh kredibile. Debati më i madh ende bëhet nëse ai e ka të ndaluar hyrjen në Zvicër. Departmenti përkatës nuk dëshiron të flasë, por njëherë atij iu refuzua viza hyrëse për në shtet në vitin 2001.

Këshilli Federal ka marrë disa masa, megjithatë, në qershor dhe korrik 2001, kundër qytetarëve të tjerë të Kosovës. Ajo pra ndalon Fazliu Veliu “bazë, për të përfaqësuar ose mbështetjen e organizatave, ata vetë marrin pjesë në konfliktet e dhunshme në Maqedoni dhe ata në mënyrë indirekte të mbështetur partitë sjellë në dhunë. Ngjajshëm masa ishin ndërmarur edhe ndaj Musa Dzaferit. Këshilli Federal bëri gjithashtu një ndalim hyrje kundër Ali Ahmeti dhe oficeri i financave të UÇK-së, Xhavit Haliti.

Sipas gazetës zvicerane, në raportin e Dick Marty, Hashim Thaçi nuk është i akuzuar i vetëm që përfshihet në trafikimin e organeve njerozore dhe për drogë..Tiqinezi Marty në raportin e tij  përmend edhe emra të tjerë të njohur të Grupit “Drenica” duke përfshirë ketu edhe Xhavit Haliti, i cili studioi psikologjinë në Cyrih, Azem Syla i cili kihste kaluar pesë vite ne zvicren gjermane- ekspert ushtarak. Dhe Limaj, i cili kishte qenë akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë në Hagë, para se u lirua në vitin 2005.

Dhe në mesin e qevrisë dhe truprojet  e tij, ka mijëra refugjatë made in ish-“Swiss”, ku në mesin e tyre Bardhyl Mahmuti, u bë ministër i jashtëm me zëvendës Hydajet Hysenin, një themelues të rrjetit të opozitës në Zvicër në fund të 70 . Azem Sylën e zgjodhi si Minisër të Mbrojtjes. Nuk duhet harruar as Adem Grabovci, Financave. Dhe Ramadan Avdiu ku ishte emëruar si sekretar kabinetit Thaci. “Pas kësaj përvoje, u ktheva në Zvicër..” tha Bardhyl Mahmuti duke shtuar se “fëmijët e mi kanë pasur vështirësi që të integrohen në Kosovë. Ata ishin të shqetësuar dhe i dhash fund  aktiviteteve të mia politike për ta. ”

SHPËRNDAJE