Dick Marty ka pranuar ditëve të fundit kritika të fundit jo vetëm nga Kosova dhe shqiptarët, por edhe nga Zvicra.

Gjenevë, 23 janar / AIK-Presheva Jonë

Këto shqetësime senatori zviceran i ka shprehur 48 orë para shqyrtimit të raportit të tij nga Asambleja e PE ne Strasburg,, por edhe nga zvceranët, sidomos nga kolegët e tij, parlamentarët zviceranë. « kritikat që më së shumti më  shqetësojnë, janë ato nga ven di im »  (Les critiques qui me font le plus mal sont celles qui viennent d’ici) ka dekalruar në një faqe tekst në të përditshmen zvicerane « le Matin»

“Unë nuk jam një gjyqtar, unë jam një raportues,” thotë këshilltari zviceranë (TI) për ata të cilët e akuzojnë atë për të mos dhënë asnjë dëshmi të pohimeve të  raportit të tij.. Raporti i tij përmbante “detaje shumë të veçantë,”  ka deklaruar Dick Marty në ket gazetë zvicerane.

Dick Marty  në vazhdim ka pohuar se  “New York Times dhe The Guardian kishte bartur në qershor 1999 një raport të FBI  rreth kësaj  çështje. Në vitin 2005, “Spiegel” ka publikuar po ashtu një raport të shërbimit skret gjerman (BND) në të njëjtën tem. »    ka nënvizura ai .

Në « le Matin »  senatori zviceran ka shprehur shqetësimet edhe për krtikat e lidershipit shqiptarë nga Prishtina, ku atë e kishin quajtur proserbë apo krtika  e  Hashim Thacit , duke e krahasur atë me shefine bropagandës naziste Joseph Goebbels. 

Por kritikët që më ofendojnë dhe shqtësojnë  janë ata sidomos që vijnë nga Zvicra. Disa nga kolegët e tij dhe e akuzuar Dick Marty  atë për të mos mbikqyrja e interesave të Zvicrës, ka shkruar kjo gazetë zvicerane.

Këtyre akuzave ndaj Dick Marty, ai ju është përgjigjur me zemërim  duke pohuar se  “Çka po ndodh në Kosovë ka pasojat e veta dhe të ndikojnë në Zvicër… »

SHPËRNDAJE