ldkchDega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër, ka reaguar ndaj shkrimit të Shefqet Dibranit, të publikuar më datën 1 maj 2016, i cili ka thënë se deputeti i LDK-së Armend Zemaj, nëpërmjet telefonit të tij personal, e ka sharë me nënë e baba atë dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë.

Më poshtë mund ta lexoni Komunikatën e plotë të Degës së LDK-së në Zvicër:

(Reagim i Degës së LDK-s në Zvicër, ndaj shkrimit të Shefqet Dibranit, të datës 1 Maj 2016)

ldkkddDega e LDK-s në Zvicër, për nder të 26-vjetorit të themelimit të saj, më 1 maj 2016 mbajti një manifestim madhështor, të denjë për reputacionin e LDK-s së Ibrahim Rugovës, Partisë së Parë Demokratike që u përball dhe e rrënoi diktaturën komunistë në Ballkan e më gjerë. Me vlera të zgjedhura kulturore-artistike dhe në frymën e vizionarit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, të madhit Dr. Ibrahim Rugova, Dega e LDK-s në Zvicër, kremtoi përvjetorin e saj, që u madhërua nga pjesëmarrja masive e anëtarësisë edhe nga prezenca e një delegacioni nga Kosova, në përbërje të deputetëve Teuta Rugova, Sali Morina dhe Armend Zemaj, por edhe nga Degët si motra nga Suedia me kryetaren z. Qibrije Hoxha, Beneluksi me kryetarin z. Bahtit Kastrati dhe Gjermania si dhe telegramet e urimit që i kishin ardhur nga kryetari i Degës së LDK-së Norvegji z. Daut Haxhaj , Jakup Gërguri, Ish kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z. Shaip Latifi etj. të cilët i dhanë solemnitet të veçantë këtij jubileu të rëndësishëm. Manifestim ishte tepër dinjitoz, dhe kjo e trembi Shefqet Dibranin, i cili po në ditën e mbajtjes doli me një shkrim ku zbrazi shashtrrisjen e tij.
Dega e LDK në Zvicër me keqardhje konstaton se, deklarata është përsonale e një një piuni SHIK-is, i cili përpiqet që të dezinfrmojë opinionin me shpifje, akuza dhe fyerje të ulta që ia adreson LDK-s, personaliteteve më të shquara dhe veprimtarëve më të devotshëm, që po u prijnë proceseve të forcimit të shtetit të Kosova. Zhurmuesi i paskrupullte, Shefqet Dibrani, i shastrisur nga puna e përkushtimit e Qeverisë në krye Akademik Isa Mustafa, që po ia pamundëson të realizojë planet e opozitës së Albinit Kurtit dhe Ramush Haradinajt, tashi i vërsulet dhe përpiqet të njollos familjet Rugova e Zemaj, familjarët e të cilave nuk po heqin dorë nga idealet e pastra dhe misioni i tyre historik, sic është rasti me Teutë Rugovën e Armend Zemajn, që devotshmërisht janë në shërbim të kauzës kombetare të Kosovës. Dega e LDK-s në Zvicër ndjen keqardhje për dërdëllisjet e një bastardi, që pa fije dinjiteti njerëzor e moral, mundohet të fyej Teuta Rugovën, pasardhësen krenare të Ibrahim Rugovës dhe deputetën e zgjedhur nga populli i Kosovës.
Nga kush e keni marrë këtë detyrë Shefqet Dibrani, o argat i faqes së zezë?
Përpjekja juaj është krejtësisht e njejta me atë të kriminelëve që e kanë vrarë lirinë e Kosovës, me vrasjet e tentim vrasjet pas luftës, ndërsa ju po përpiqeni që ta yshtni me fyrjet dhe sharjet shpifëse kunder familjes Rugova, zonjushës Teuta, e figurave të tjera të kristalta atdhetare. Tshmë e kemi të vërtetuar se tentimet linquese dhe pergojimet i keni të porositura, prandaj, të lusim të ndalomi flliqësirat nga goja juaj prej matrapazi, ndaj atyre që që sollën lirinë Kosovës.
Teuta Rugova, Armend Zemaj dhe Sali Morina, janë deputetët e popullit të Kosovës, dhe jo klanist të koluareve të preferuara të Shefqet Dibranit, prandaj, nuk kanë shkuar në St. Gallen, për ta vizituar kalkulantin Shefqet Dibrani, por kanë ardhur në manifestim zyrtar për ta nderuar manifestimin e 26-vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Zvicër.
Publiku besojmë se e kupton hallin e përgojuesit Shefqet Dibranit i cili shfrynë mllefin ndaj çdo individi që nuk i shkon për shtati apetiteve të tij SHIK-iste. Dëshpërimi I këtij matrapazi është i tejdukshëm, sepse dështuan, kolibet, çadrat dhe uniteti revolucionar Vv-AAK-Nisma, për rrëzimin e Qeveri Mustafa. Për fatin e keq të Dibranit nuk ndodhi shkarkimi i Isa Muastafës dhe zaptimin e LDK-s, që, rrugacët e sunuan përmes kaosit në Kosovë.

Dega e LDK-s në Zvicër ia përkujton matrapazit Dibrani se, derisa me kaq pasion po përgojon figurat e familjeve Rugova, Zemaj, Maloku, si ka mundësi që asnjë fjalë nuk e keni thënë për krimet dhe kriminelët, vrasësit e lirisë së Kosovës. Si ka mundësi që, perpiqesh ta përgojosh deputetin Sali Morina, që me punën e perkushtimtë ka dhënë dhe po jep ndihemsën e tij të çmueshmë në koordinim e degëve të LDK-së, në mërgatë?!
Opinionit të gjerë dhe anëtarësisë së LDK-s i themi se, Shefqet Dibrani gjatë pasluftës nuk ka qenë fare antar i LDK-së, por ka qenë një shpifës e përgojues i aspiratave të LDK-së.
Dega i LDK-së në Zvicër i bënë me dije Shefqet Dibranit dhe vazalve të tij, se keryetar legjitim i Degës së LDK-së në Zvicër është Haki Latifi dhe këtë detyrë do ta kryej deri në Kuvendin zgjedhor dhe se, Shefqet Dibrani kot kokoris, si pula e lagur, sepse mjeranë si ky, jo kryetar, por as anëtar nuk mund të jenë në gjiun e LDK-s. Kot harxhon frymë, sepse, ka kaluar koha e marifetllëqeve të pista të grupeve ilegale marksiste-leniniste-enveriane, që ndryshe mendojne e ndryshe veprojnë. Dibrani e co, ditën thirren se janë me LDK, e natën fyejn LDK-në. Mos kjo veprimtari ka të bëjë me 147 milion eurot që Serbia ka investuar në Kosovë, një pjesë e të cilave tashmë dihet se, është shpenzuar për çadra, gaz lotësjellës, përbërje molotovi, e marifetllëqe të tjera. Dikush është argat i dreqit dhe sjelljet e matrapazëve si Shefqet Dibrani, kanë këtë lloj kundërmimi.

Nga komisioni për informim i Degës së LDK-së në Zvicër
Solothurn, 3 maj 2016

SHPËRNDAJE