Grupi i eksperteve të LDK-së ka dalë me vërejtje të shumta sa i përket projektbuxhetit per vitin 2012. Sipas LDK-se, Buxheti i vitit 2012, nuk ka asnjë element të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies sociale. LDK ka paralajmeruar se po punon intenzivisht në pergatitjen e nje projekt-buxheti alternativ, ne te cilin do te kete alternativa te qarta, se si duhet te shperndahet ky buxhet.
http://www.botasot.info/img/ldk-kon-7n.jpgDrejtuesi i Grupit te eksperteve te ekonomise te LDK-se, Avdullah Hoti, në një konferencë per media, tha se pas një analize të bërë, LDK vlerëson se projektbuxheti i vitit 2012, nuk ka asnjë element te zhvillimit ekonomik dhe mireqenies sociale dhe po percjell logjiken e buxhetit te vitit 2011, dhe se Qeveria nuk ka marre parasysh verejtjet qe kjo parti ka bere sa i perket projekt-buxhetit.
“Ne kemi thënë se Qeveria, nuk do të marrë fonde nga disa organizata nderkombetare, si Komisioni Evropian, Fondi Monetar Nderkombetar, Banka Boterore dhe mjete nga privatizimi i PTK-së. Të gjitha këto verejtje nuk janë marre parasysh. Atëhere LDK vlerëson se Qeveria nuk ka mësuar nga gabimet e veta dhe po nisen me të njejtat supozime në miratimin e Buxhetit të vitit 2012″, ka thënë Hoti.


Hoti po ashtu ka thënë se 466 milionë, apo 34 për qind e të hyrave në këte projektbuxhet, janë mbi burimet e supozuara, siç është privatizimi i PTK-es, letrat me vlerë dhe terheqjet nga FMN, dhe se te gjitha keto mund të vijnë në buxhet, vetem në rast se zhvillohen ngjarje tjera. Edhe rritja e buxhetit per mallra dhe sherbime, sipas Hotit nuk është në vijë me investimet kapitale.
Korniza afatmesme e shpenzimeve 2012-2014, është dokument i pavlerë për LDK-në. Hoti ka thënë se plani i Bullgarisë u hodh poshtë nga vetë perpiluesit e tij, pasi që asnjë nga objektivat e këtij plani nuk është buxhetuar ne Buxhetin e vitit 2012.
Ai u shpreh i pakënaqur edhe me shperndarjen e investimeve kapitale nëpër sektore të ndryshem, duke pohuar se LDK nuk shpreson se ky projektbuxhet qon drejtpërdrejtë në projekte për zhvillim të ekonomisë dhe zvogëlim të papunësisë.
Hoti po ashtu paralajmeroi se grup i eksperteve të LDK-së po punon intenzivisht në pergatitjen e një buxheti alternativ, në të cilin do te përfshihen alternativa te qarta se si duhet të shperndahet ky buxhet dhe se vetem me këto supozime, ata mund ta përkrahim këte buxhet në Kuvendin e Kosovës.

SHPËRNDAJE