Në kudër të 100  vjotorit të pavarësisë ditëve të fundit LDK në Zvcër përmes një sër aktivitestesh ka organizuar manifestim kulturore e argëtues për nderë të katërvejtirt të pavarësisë dhe  dhe 8 marsin me mërgimtarët tanë, sikur kjo e fjndit në  Bremgarten-Wohlen (AG).

 

Bremgarten-Wohlen, 6 mars

Mërgata ka hisen e saj në pavarësinë e Kosovës. Historia, më në fund vendosi drejtësi, sepse përmbushi vullnetin e një populli të shtypur, potencoi kryetari i degës së LDK-së në Zvicër, Haki Latifi, ndërsa,Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, përmes një letre çmon lartë “kontributin e mërgimtarëve në dobi të çështjes kombëtare e në veçanti në bërjen e shtetit të Kosovës“.

 

Me rastin e 4-Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës,Kryesia e LDK-së Dega në Zvicër me kryesinë nëndegës së LDK-së Bremgarten-Wohlen (AG) , me 3 mars organizuan një manifestim festiv në qytetin e Wohlenit. Me këtë rast një fjalë rasti e mbajti, Haki Latifi, Kryetar i degës së LDK-së në Zvicër , i cili që në fillim përshëndeti praninë e kryetarit të PSHDK –s për integrim Zef Morina, të këshilltarit të ministrit për diasporë,Ahmet Asani dhe përfaqësuesit e medieve.

Falënderim i adresoi edhe kryesisë së nëndegës së LDK-së në Bremgartën  Wohlen që udhëhiqet nga, Sabejdin Bajrami, në cilësinë e nikoqirit për kontributin e dhënë në organizimin e bashkatdhetarëve të kësaj rrethine .

Haki Latifi,  potencoi se: Kosova shënoi përvjetorin e katërt të ekzistencës së vet si shtet. Ajo që ishte për kohë të gjatë synim u bë realitet më 17 shkurt 2008. Në këtë ditë nuk mund te mos përmendim luftën dhe përpjekjet e pashembullta të popullit shqiptarë, mundimet dhe sakrificat sublime,qëndresën dhe këmbënguljen stoike,brez pas brezi, derisa ajo u shkëput njëherë e përgjithmonë nga thundra serbe. Tani nuk mund të mos kujtojmë momentet më kulmore te qëndresës kosovare te këtyre 100 viteve të ndarjes e shpërndarjes, të terrorit gjakatar serbomalazez- maqedon . Kujtojmë vrasjet e përndjekjet masive të shekullit të kaluar, duke mos lënë anash as sakrificat e vëllezërve tanë në Shqipëri ,Maqedoni, Luginën e Preshevës, Mal të Zi e Çamëri, por edhe kontributin patriotik të mërgimtarëve shqiptarë në tërë botën për ta bërë shtetin e Kosovës.

Historia, më në fund, vendosi drejtësi, sepse përmbushi një vullnet, një aspiratë apo një ëndërr shekullore të një populli të shtypur; ajo shpërbleu shumë mund, djersë, gjak, dhimbje dhe sakrifica sublime; ajo nderoi shpirtin e një populli për të mos u përulur, revoltën e studentëve, Luftën Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrinë e saj, përpjekjet e liderit politik, Presidentit të ndjerë, Dr.Rugovës, veprën heroike të Adem Jasharit dhe të të gjithë dëshmorëve të rënë për të vendosur drejtësi.Ndaj edhe 17 shkurti i vitit 2008 shënon realizimin e aspiratës shekullore, të brezave të tërë, për të jetuar të lirë e të pavarur. Ai shënon po kështu edhe kthesën e madhe historike, në të cilën kjo aspiratë u legjitimua si e drejtë historike dhe politike e popullit të Kosovës për shtet të pavarur e demokratik.

Më tej Haki Latifi përkujtoi se veprimtarët e kësaj partie që më shumë se kushdo tjetër i trandën metropolet më të mëdha botërore për kauzën e shenjtë kombëtare .Ndërkohë që një falënderim të veçantë i drejtoi edhe qeverisë dhe popullin zviceran për mbështetjen morale dhe materiale para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, nisur edhe nga fakti se Zvicra ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Kosovës. Me përshëndetje të pranishmëve iu drejtuan edhe Zef Morina e Ahmet Asani.

U lexua edhe një letër e kreut të LDK-së Isa Mustafës, ku shprehte konsideratën : “për kontributin e dhënë në dobi të çështjes kombëtare e në veçanti bërjen e shtetit të Kosovës, të cilën e gëzojmë sot“.  Pjesë e këtij programi festiv ishte Shkolla e Vallëzimit “SHOTA “ në Zvicër, që drejtohet nga artisti Agron Bajrami, që kishte përgatiti një program tejet cilësor. Me disa pika, recitime e këngë u paraqitën nxënësit e mësimit plotësues dhe grupi i këngëtarëve vëllezërit Mziu si dhe me 2 pika instrumentale u paraqit Instumentalisti i njohur me Bishnicë Selim Morina. Sektori për informim i Degës së LDK-së në Zvicër.

SHPËRNDAJE