Nënkryetari i saj Lulzim Zeneli tha se janë disa defekte që po e përcjellin dhe që “fatkeqësisht është bërë praktikë në të gjitha proceset zgjedhore të deritanishme e ato janë: LDD përmes vëzhguesve të saj ka evidentuar se ende vazhdon praktika e votimit kolektiv siç është rasti në fshatin Debëllde në komunën e Vitisë, ku një person voton për më shumë veta”.


Prishtine 12 dhjetor (AIK Presheva Jone)


LDD respektivisht shtabi zgjedhor i LDD vlerëson se procesi i deritanishëm zgjedhor në të gjitha komunat e Kosovës është zhvilluar brenda një kornize të standardeve të pranueshme. Por, nënkryetari i saj Lulzim Zeneli tha se janë disa defekte që po e përcjellin dhe që “fatkeqësisht është bërë praktikë në të gjitha proceset zgjedhore të deritanishme e ato janë: LDD përmes vëzhguesve të saj ka evidentuar se ende vazhdon praktika e votimit kolektiv siç është rasti në fshatin Debëllde në komunën e Vitisë, ku një person voton për më shumë veta”. Tjetër është tendenca e vëzhguesve të subjekteve partiake që të orientojnë votuesit se për kë të votojnë, siç është rasti në Ferizaj në shkollën fillore “Gjon Sereçi”, tha Zeneli. LDD thotë se ka “një defilim të shumë zyrtarëve partiak nëpër qendra të votimit”. “Rasti më eklatant është kur zyrtarët e LDK-së në Mitrovicë defilojnë nëpër qendra të votimit, të cilën ne e konsiderojmë si presion ndaj votuesve dhe bëhen shantazhe të njohura”, tha Zeneli.


LDD inkurajoi qytetarët që në orët e pasdites pjesëmarrja të jetë më e madhe dhe njëkohësisht të mos bien pre e elementeve partiake që janë prezent në qendrat e votimit. “Besojmë se deri në fund pjesëmarrja do të jetë më e madhe dhe Kosova do të jep një imazh pozitiv nga këto zgjedhje. Nuk dua të përmend ato që janë thënë nga vëzhguesit e partive tjera, ngase defekte ka sa i përket llambave ultraviolete, që është një lëshim i KQZ-së. Subjektet politike që kanë akuzuar njëra tjetrën, lirisht mund të vijmë në përfundim se subjektet politike që kanë kritiku janë në një panik në këtë proces zgjedhor dhe ne u bëjmë thirrje që të kontribuojnë deri në momentet e fundit që procesi të jetë i ndershëm, i rregullt dhe demokratik”, tha ai.

Defekt tjetër, sipas Zenelit, është raportimi se nuk ka pas monitorim të zgjedhjeve në QKUK, përpos zyrtarëve të KQZ-së nuk janë evidentuar vëzhgues. LDD e ka paraqitur ankesën në KQZ duke insistuar që të mos krijohet hapësirë për manipulim të një procesi zgjedhor në QKUK. / BS

SHPËRNDAJE