Lidhja Demokratike e Dardanisë është shumë pranë bashkimit me AAK-në. Kështu kanë bërë të ditur mediat. Sipas këtyre burimeve, kryetari i LDD-së Nexhat Daci para disa dite është takuar me deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj, ku ka shprehur interesim për kalimin e partisë së tij në radhët e AAK-së.

“Para dy jave Daut Haradinaj ka zhvilluar një takim privat me kryetarin e LDD-së Nexhat Daci, ku ky i fundit ka shprehur interesim që LDD-ja të bashkohet me AAK-në, në mënyrë që të jenë të gatshëm para zgjedhjeve parlamentare. Megjithatë, nuk është marrë asnjë vendim. Pritet që edhe në të ardhmen të ketë bisedime për këtë çështje”, ka thënë ky burim.
Mirëpo, as zyrtarët e AAK-së e as ata të LDD-së nuk e kanë konfirmuar një takim dhe një iniciativë të tillë.

SHPËRNDAJE