Në një deklaratë për media, Lëvizja për Bashkim thekson se Qeveria e Kosovës dhe të gjitha subjektet politike shqiptare duhet të mos heshtin përballë situatës në veri, por të jenë aktivë dhe ta ofrojmë alternativën tonë rreth kësaj çështjeje që ka mbetur e hapur.

“Në radhë të parë, Qeveria e Kosovës duhet t’ia bëjë të qartë edhe faktorit ndërkombëtar, edhe serbëve e Serbisë, se çfarëdo zgjidhjeje që parashihet të merret në konsideratë për veriun e Kosovës, një krijesë e tillë nuk mund ta përfshijë veriun e qytetit të Mitrovicës dhe fshatrat shqiptare përreth. Dhe, së dyti, e njëjta zgjidhje duhet të vlejë edhe për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën”, thuhet në komunikatë.

“Po u pranua si fakt i kryer ndryshimi i strukturës etnike me anë të spastrimit etnik në veriun e Mitrovicës dhe po nuk u ofruan të drejta për popullatën shqiptare të Kosovës Lindore, në po atë masë sa për serbët e veriut të Kosovës, situata mund të shpërthejë”. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE