Lavrov për "Presheva Jonë": Beogradi e Prishtina në tavolinen e bisedimeve sa më shpejtë aq më mirë

Sipas shefit të diplomacisë ruse “dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës mund të fillojë gjatë ketij muaji, pasiq që konsultimet janë në përfundim e sipër rreth këtij procesi…” thotë për AIK “Presheva Jonë”  kryediplomati rus Lavrov.

Gjenevë/OKB, 2 mars (AIK-Presheva Jonë)

Mosca zyrtare përmes Agjencisë informative “Presheva Jonë”  nga Gjeneva i ka bërë  thirrje Beogradit e Prishtinës që të ulen sa më parë në tavolinën e bisedimeve. Shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov ka  shfaqur shpresën se kjo do të ndodhë së shpejti.

Sipas shefit të diplomacisë ruse “dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës mund të fillojë gjatë ketij muaji, pasiq që konsultimet janë në përfundim e sipër rreth këtij procesi…” thotë për AIK “Presheva Jonë”  kryediplomati rus Lavrov. 

Moska zyrtare vlerëson se zgjidhja e çështjes së Kosovës është e mundur vetëm me negociata në bazë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB  thotë në fund për gazetën  tonë ministri russ Lavrov duke shtuar se procesi i dilaogut është elaboruar edhe mes diplomatit Vladimir Titov gjatë takimit të ketij të fundit  me shefin e UNMIK-ut Lamberto Zannier ditë më parë në Moskë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni