Janë këto tri bukuroshe shqiptare, të cilat në mënyra të ndryshme mundohen të stimulojnë suksesin përmes talentit në fushat ku po veprojnë. Jona Koleci është jeton në Greqi, por vjen shpesh në Shqipëri për shkak të punës si këngëtare, duke qenë pjesmarrëse nëpër festivale këtu dhe në Kosovë

Tiranë, Prishtinë, 25 shtator/ AIK-Presheva Jonë

Jona shquhet për bukurinë që ka, është bionde dhe ka një fizik të hatashëm, që nuk e fsheh asnjëherë. Të njëjtën gjë po e bën edhe bukuroshja tjetër Laureta Meçi, e cila, ndryshe nga Jona që jeton në Greqi, është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po bën karrierë si këngëtare e aktore, duke korrur sukses të madh në tregun muzikor atje, i cili është i stërngarkuar dhe konkrrenca është tepër e madhe. Edhe Laureta nuk është keq, sa u përket linjave trupore. Ajo ka një fizik të mrekullueshëm, që gjithashtu nuk ngurron ta shfaqë për fansat e saj. Bazuar në thënien se skena dëshiron estetikë edhe bukuroshja tjetër, ish-misi Agnesa Vuthaj këtë radhë ka publikuar disa foto nga pushimet, të cilat është duke i bërë në këtë fillim vjeshte. Do të ishte turp sikur Agnesa të mos ketë një fizik të bukur, pasi në kokë mban disa kurora missi, si dhe ka qenë pjesëmarrëse në “Dancing”. Kjo e ka ndihmuar shumë për të ruajtur dhe perfeksionuar linjat e saj.

SHPËRNDAJE