New York, 17 dhjetor (AIK-Presheva Jone)

Tributet e “Larry King Live ‘: 11 Momentet më të mëdha të “mbretit” të gazetarisë Amerikane

BEQIR SINA

 

ATALANTA GEORGIA : Udhëheqësi i njohur amerikan Larry King udhëhoqi të enjten emisionin e fundit në CNN pas 25 vjetësh në të njëjtën ulëse. Në emisionin emotiv u përfshinë edhe përshëndetjet nga presidentë dhe rivalët nga televizionet tjera.

E enjte, 16 dhjetor ora 10:00, me kohën e Atlanta – Gorigias – është dhe fundi i emisionit që shënon episodin e fundit 25 vjeçarë të programti “Larry King Live” CNN.
Ishim mësuar t’a shohim me shumë interesim këtë emision me Larrin si i thërrasin atij amerikanët,- por ja që ai tash 77 vjeçar, do të zëvendësohet nga ish gazetari britanik Piers Morgan,.
Larri  përfundimisht i tha mbrëmë të gjithë shikuesve të tij  lamturmirë në fund emisionit “Larry King Live”, të cilin e udhëhoqi që nga viti 1985.
Por u kujtojë të gjithëve në fund mos harroni “stay tune!” – qëndroni në të njëjtën melodi(emision)
Ai tha se nuk ka qenë e lehtë për 25 vjet, për të thënë gjëra që edhe do të kënaqnin, por, edhe do të mërzisinin dikë, do të intervistoja nga mbretërit e deri tek Presidentët e Kryeministra, politikan, artista, shkencëtar, të gjithë llojet e njerëzve.
Larri tha mbrëmë  se mbi 25 vjetë me të njëjtin stil veshje me të njëjtën stil studio, tregojnë së unë si drejtues – jamë ai që është nga më të prekurit.

Presidenti Barak Obama i ka dërguar atij një video-mesazh duke e quajtur “njërin nga gjigantët e transmetimit”, ndërsa King është lavdëruar edhe nga udhëheqësit rivalë të televizioneve tjera si Barbara Walters, Diane Sawyer dhe Katie Couric.

Guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger është paraqitur për të dhënë njoftimin se kishte shpallur Ditën e Larry King-ut në shtetin perëndimor amerikan.

Rrjeti i CNN-it, që dikur dominonte me lajme ndërkombëtare po lufton kundër dobësimit të audiencës dhe luftës së ashpër nga konkurrentët e rinj, ndërsa zëvendësimi i King-ut nga Morgani më agresiv, shihet si pjesë e një përpjekje për të fituar shikues të rinj.

Një rrjet i njohur amerikan gazetarësh, nga Los Angelos tha mbrëmë se ” Ne e  patëm të vështirë për të marrë një vështrim  në historin 25 vjeçare , gjatë episodeve të  “Larry King Live” për të zgjedhur 11 momentet më të mëdha, dhe për të bërë një përzgjedhje që do të paraqiste një pamje të paharrueshme për të plotësuar sado pak sot, historin gazetareske të kësaj legjende të gazetarisë amerikane – kolegut tonë Larry King.
1. Me  Marlon Brando (1994). Brando duhet të jetë nr 1, apo jo? Ai rrallë dha intervista gjatë asaj kohe dhe  përfundoi intervistën me Larryn me një të puthur .
2. O.J. Simpson ishte nën hetime kur u intervistua (1994). Ky ishte një nga momentet më famëkeq të O.J.Simpson për portretin e tij dhe kulturën  / histori ligjore që kishin ndodhur  në jetën e tij  tregonin atë që pasuan atë deri në fund. Intervista me Larryn e O.J. Simpson ishte një natë të çuditshëm që …..
3. Gore / Perot debat dhe NAFTA (1993). Duke kthyer në këtë debat 1993, ajo ende duket goxha e shquar – në fakt, më shumë tani se sa atëherë kur u krye ky debat i monituruar nga Larry King. Kurr nuk mund t’a imagjinoni një diskutim si ky sot, me të dy kundërshtarët inatçor të ulur në një tryezë, veçse një “pëllëmbë” nga njëri-tjetri, duke u përgjigjur në pyetje të hapura, duke qenë në gjendje për t’u përballur me njëri-tjetrin, duke u tërhequr më shumë nga Listat dhe grafikët që ata kishin nga NASA! Tepër të këndshëm.
4. Frank Sinatra (1988). Këngëtari i madh ishte një tjetër djalë që kurrë nuk kishte dhënë intervista deri atë natë, sidomos në televizion, por ja që ai u ul me Larryn në studion e tij “Larry King Live” në vitin 1988.
5. 9 / 11 mbulim (2001). Disa lexues mund të pyesin pse e tillë një ditë të pabesueshme, si 9 / 11 nuk eshte nr 1, dhe arsyeja për këtë është për shkak se të gjithë gazetarët amerikan dhe televizionet amerikane dhe mbarë bota e ka u mbuluar atë ditë, kështu që nuk është me vlerë për të vënë Larryn atë natë në numrin një të një ljami të tillë. Por është ende i denjë dhe mjaftueshme që të ketë në krye të 5 lajme që bëjnë historinë e tij.
6. Prejean Carrie (2009). Kjo ishte një pjesmarrëse konkursin e bukurisë Miss America! ky është një nga momentet e tij më të çuditshëm, se si gjatë intervistës Carrie  ecte jashtë mikrofonit nëpër studio, dhe ajo nuk arriti të kuptojë asnjë një nga pyetjet e tij. Ajo u kthye, pas disa lëvizjeve nëpër studio për të demostura trupin e saj elegant – ky moment ishte me të vërtetë funny të shikoje një emision kuturu, fjalët saj kot fare dhe me kufje në veshë,  në paraskenë Larry thirri për ndihmë, badiguardat dhe pastaj  vendosi për t’a larguar nga studio Prejean Carrie.
7. Paris Hilton (2009). Kjo ishte intervista që dha Hilton, pasi u lirua nga burgu dhe ishte … e mirë, le të themi se vetëm ajo erdhi gjithë  grimë në errësirë dhe ndoshta e kishte mësuar një gjë të till në burg, tha Larry.
8. Larry dhe ghost Michael Jackson (2009). Mbreti i Pop-it, nuk tregoj shumë gjëra gjatë intervistës dhe nuk ishte aty ku duhet që Larry të mbetej në histori – Mbasi pas kësaj interviste rruga, mënyra sesi ai vdiq tregon shumë – për vdekjen e Michael Jackson-it më shumë se intervista Larry King Live. Larry mbas kësaj kur vdiq Mbreti i Pop-it, intervistoi miq, truprojat, bashkë-punëtorët, avokatët, dhe kishte disa intervista me të vërtetë i rastësishëm me anëtarët e familjes. Një nga këto intervista përfshijnë edhe një pamje nga … ato që quhen ghost me Michael Jackson’s! Êshtë koha, kur ai doli të jetë jo një fantazmë, por një,,ghost tha një kameraman CNN.
9. Tammy Faye Messner (2007). Gjithkush e dinte se Messner (ish gruaja e Jim Bakker) ishte e sëmurë me kancer në gji, por ajo ishte me të vërtetë tronditëse për të parë se si sa dobët dhe i neveritshëm ishte ish burri i saj Jim Bakker, ajo dukej kur Tammy Faye Massner e bëri këtë intervistë të fundit të jetë së saj me “mbretin” e gazetarisë amerikane Larry King.
10. Jerry Seinfeld (2007). Shumë njerëz mendonin se kjo intervistë ishte qesharake kur Seinfeld kishte një moment imitim – zemërimi kur gjatë intervistë dukej dhe Larry linte të nënkuptojë që “Seinfeld” mund të ketë qenë gati duke e anuluar intervistën. Por disa njerëz, pas kësaj interviste thanë se patën humbur respektin për Seinfeld pas këtij momenti, duke menduar se Seinfeld me të vërtetë ishte jashtë “përgjigjeve”, në dritën e të qeshurave të tij “padoganë” kot më kotë dhe pa lidhje. Gjatë kësaj interviste Larry e kuptojë në fakt se Seinfeld, kishte dalë jashtë “loje” jashtë intervistës, por Larry tregojë se po përpiqej t’a zbukuronte intervistë dhe t’a bënte interesante  Ai ishte vetëm duke u përpjekur për të marrë rastësisht Seinfeld për të konfirmuar një fakt që Seinfeld vendosi t’i japë fund intervistë për të treguar. Kjo ishte shumë “vonë”, moment i parëndësishëm që në njëfarë mënyre u bë në momentin që të gjithë e mbajn mend nga intervista.
11. Michael Moore / Sanjay Gupta debat (2007). Ky ishte një nga ato momente nga më të pazakontë, në Televizion kur je drejpërsëdrejti me teleshikuesin në ekran dhe të shikojnë me miliona njerëz, kur ju drejtoni në studio dhe kurr nuk e mendoni se edhe aty do të ketë ndonjë mosmarrëveshje, dhe pastaj ka deri në shprehje vulgare. Debati Moore dhe Gupta kan filluar t’a tregojnë sot edhe gazetarët e famshëm si Wolf Blitzer dhe pastaj vazhdoi në televizione të tjera. Ata ishin ekstremisht të ndarë poltikisht njëri i Partisë Demokrate dhe tjetri me bindje të Partisë Republikane, dhe në studion e legjendës së gazetarisë amerikane Larry King, emisionin e asaj mbrëmje në “Larry King Live” në CNN ata madje dhe me fjalë të ashpra nuk pajtoheshin me gjendjen e kujdesit shëndetësor në Amerikë ose me statistikat në filmin e Moore “Sicko”.
SHPËRNDAJE