Shkruan: Kushtrim MALIQI

    

       Fytyra, buzëqeshja jote fliste për ditë më të mira, më të lumtura…për popullin shqiptarë ne Luginën e Preshevës, për atë në Kosovë, gjithkah për popullin tonë në Gadishullin Ilirik..

Jo kot thuhet se humbja e njerezve te medhenje le zbraztira te medha ne shoqeri !
E nisa këtë shkrim me këtë thënjë jo pa arsye e pa motiv, por me bindje të thellë se sa e vështirë për të mos thënë e pamundur do të jetë të mbushet boshllëku të cilën do ta lë sot,nesër e gjithë jetën profesoresha e dashur znj. Sadete Presheva.
Nuk më takon,apo të them më mirë jam shumë i ri e i paditur të flas e ti vlerësoj veprat dhe punën e saja artistike ndër vite, por besoj më takon të shkruaj ca rreshta për profesoreshëv Sadete si një mësimdhënëve shembull i vështirë për tu krahasuar me një të dytë.

 

Nuk e kisha profesoreshë lënde (gjuhës shqipe të cilën ajo e dha plot dyzet e ca cite) në gjimnazin “Skenderbeu” , por aktivitetet të shumta ku i angazhonte shumë nxënës të shkollës sonë na bashkuan për një vitë të tërë, e kam fjalën për Grupin Letrar “Migjeni” të cilin e themeloi vetë dhe e mbajti për dy dekada me rradhë ku punoj me gjithë potencialin e saj me shumë zell e dashuri.
Kishte mbetur si traditë që kryetarët e Grupit Letrarë të cilin ajo e udhëhiqte të ishin gjithmonë maturantë dmth gjimnazist të vitit të katërt dhe kur unë dola në vitin e katërt si anëtarë i atij grupi u zgjodha kryetarë ku kontaktet dhe takimet me profesoreshën ishin më të shpeshta dhe më të gjata.

 

Bisedonim për aktivitetet të cilat do ti kishim gjatë vitit ku unë insistoja që ta rimerrnim edhe kuizin e diturisë të cilin për herë të parë e kishte praktikuar ajo me nxënësit e anëtarësuar në g.l.”Migjeni”, por në secilën bised më thoshte “Kushtrim,dëgjo me profesoreshën ky është grup letrar ka një mision më të madhë se thjeshtë kuizi,grupi letrar “Migjeni” ndër vite ka bartur mbi supet e saja një pjesë të madhe të përgjegjsisë për të ruajtur kulturën dhe vlerën e krijuesve shqiptarë ndër vite,andaj ju kisha lutur që ti kushtoni më shumë kujdes atyre dhe veprave të tyre”.

 

Kur mbanim orë letrare gjithmonë ishte e para,gjithmonë ishte me ne gjithmonë na shtynte të angazhoheshim më shumë e më tepër,para cdo ore letrara disa ditë më para na ndante të shkruanim nga një fjalim dhe ditën e orës letrare gjthnjë na korrigjonte dhe na jepte mësime të reja në gabimet të cilat i bënim, kjo në mua ka lënë një përshtypje të një gruaje me plotë përgjegjsi ndaj obligimit të cilin e ka marrë përsipër.
Profesoresha Sadete Presheva përgjithmonë do të mbesë në kujtesat tona, ishim dhe do të mbetemi përgjithmonë krenarë që e njohëm nga afër një grua të fuqishme e të suksesshme në jetën familjare e artistike.
U prefsh në paqe profesoreshë,all-llahu të mëshiroftë,amin !

SHPËRNDAJE