Irina Shyak ka goditur në zemër jo vetëm Cristiano Ronaldon, me të cilin është fejuar, por edhe këdo që ka parë një reklamë, në të cilën bukuroshja sensuale ruse ka pozuar me të brendshme. Kush e di nëse Tanya Mityushina, dëshmitarja e re e markës së të brendshmeve do të arrijë të ketë joshjen dhe erotizmin e Shyak, duke marrë parasysh që është një nga femrat më të bukura në botë. Tanya, e njohur si Tati, duket se i ka të gjitha aftësitë e duhura për tu bërë e tillë. Shyak do të mbetet ambasadore e markës së të brendshmeve intime, por në spot të pranverë-verë 2012 do të jetë Tati, që përvec ndryshimit që është bjonde, i ngjan të fejuarës së Ronaldos. Modelja ruse vesh të brendshme shume seksi, ngjyrë mishi me tantella që shtojnë më shumë sensualitetin e saj.





SHPËRNDAJE