Barcelona mund ta sigurojë një përforcim për sezonin e ardhshëm nga Arsenal.

Barcelona ka ringjallur interesimin për transferimin e mbrojtësit të krahut të Arsenalit, Hector Bellerin.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se gjiganti nga Camp Nou dëshiron rikthimin e futbollistit i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Barcelonës.

Aleix Vidal është lënduar rëndë dhe Barcelona nuk ka mbulesë të mjaftueshme për mbrojtës të djathtë, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Bellerin mund të jetë përforcimi i duhur për sezonin e ardhshëm.

SHPËRNDAJE