Lampard, “thumba” për ish-bashkëshorten

(AIK-Presheva Jone)

 

Një muaj më parë, modelja Elen Rives dha një intervistë pikante, në të cilën e përshkruante babain e dy fëmijëve të saj, Frenk Lampard-in, si një mashkull fanatik, që dëshironta t’a shihte gjithë kohën duke bërë punët e shtëpisë.

Futbollisti i Chelsea dhe kombëtares së Anglisë u përgjigj edhe ai me një intevistë, të botuar sot nga një revistë rozë.

Në intervistë, Lampard vlerësoi shumë faktin që e dashura e tij aktuale, prezantuesja televizive Christine Bleakley, duhet të punojë shumë dhe ka një jetë të sajën personale.

Në të njëjtën kohë, mesfushori sulmoi ato gra të futbollistëve që duke përfituar nga paratë e bashkëshortëve të tyre, shpërdorojnë kohën pa bërë asgjë të rëndësishme.

”Christine është një grua shumë punëtore dhe të dy jemi të njëjtë në faktin që jemi kritikët më të mëdhenj të vetvetes. Disa njerëz mund të presin që gjërat t’u vijnë vetvetiu dhe të kenë një jetë të thjeshtë, por ajo nuk hyn në këtë kategori.

Christine ka punuar shumë që në moshën 15-16 vjeçare. Ka punuar shumë për të arritur deri atje ku është dhe për mua është një shembull në shumë gjëra.

Admirim nuk është fjala e duhur për një të dashur, por mund të them se kam një respekt shumë të thellë për atë që ajo bën”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni