Prof: Qenan HETEMI

 

      

         E lindur në Rahovicë të Preshevës më 1950, ku edhe nisi hapat e parë të arsimimit, për të arritur në gradat më të larta shkencore dhe për të qenë pishtare e edukimit dhe arsimimit të shumë brezave të rinjë.

Ajo ishte një edukatore e denjë, një intelektuale e shquar, pishtare e arsimimit të gruas shqiptare në Luginë, poete e përmasave të larta kombëtare.Zemra e saj pushoi së punuari, por vepra e saj do të vazhdojë të jetojë. Ajo do të jetë përherë në mesin tonë. Gjurmët e saj nuk do të shlyhen, por do të mbeten të shkruara me germa të arta në historinë e popullit tonë.Ajo punoi si mësuese në Gjimnazin e Preshevës. U mësoi gjuhën dhe kulturën shqipe nxënësve dhe nga duart e saj dolën shumë kuadro të profileve të ndryshme. Ajo me punën e vet të palodhshme u bë shembull për shumë gjenerata të reja, u bë idol i tyre dhe shumë të rinj e të reja ndoqën rrugën e profesoreshës Sadete.Vdekja e pamëshirshme e rrëmbeu profesoreshën tonë të nderuar, por vepra dhe shembëlltyra e saj mbeten dhe do të vazhdojnë të jenë udhërrëfyese e brezave të ardhshëm. Ajo ishte në ballë të shumë aktiviteteve dhe e palodhshme në edukimin e brezave të rinj.
Në historinë tonë ajo hyn si poete e parë shqiptare, që krijimtarinë e saj e zhvillon në trojet e banuar me shqiptarë, jashtë kufijve të Shqipërisë. Veprat e saj letrare janë të shumta, të cilat janë vlerësuar me nota të larta nga kritika letrare.
I përhershëm do të jetë kujtimi për profesoreshën tonë të nderuar.

SHPËRNDAJE