Kapiteni i Arsenalit, Robin van Persie ka kaluar në “Old Traford”, për t’i mbrojtur ngjyrat e Manchester United.

Manchester United në edicionin ardhshëm do ta ketë sulmin më të frikshëm në Premier Ligë, pasi përkrah sulmuesit anglez, Wayne Rooney do të jetë edhe holandezi, Robi van Persie. Djajtë e kuq më në fund kanë konfirmuar marrëveshjen e arritur me skuadrën e Arsenalit dhe kapitenin e tyre, Van Persie, që ky i fundit të kaloi te skuadra më e trofeshme angleze. Saga e nisur në fillim të afatit kalimtar duket se do të merr fund zyrtarisht gjatë ditës së nesërme, kure edhe parashihet që Van Persie ti kaloi kontrollet mjekësore te klubi që drejtohet nga Ser Alex Ferguson. Ishte pikërisht timonieri skocez që zhbllokoi negociata pas një takimi të drejtpërdrejt me menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger. Edhe Arsenali ka konfirmuar se ka pranuar kushtet e ofruara nga United për këtë kalim, por ende nuk e kanë bërë publike shumën e cila do të pasuroi klubin londinez.

SHPËRNDAJE