Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të qëndrojë të shtunën dhe të dielën në Kosovë, njfton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.  Presidenti Vucic do te jete i shoqeruar me ministra me nje delagacion prej rreth dhjete vetash. Bashke me te do jete Drejtori i Zyrës për Kosovë  Marko Gjuriç i cili sapo e dha lajmin për për RTS  per te ngushlluar familjen Ivanovic dhe per gajrer Veriut i cli do te dal sigurisht me mesazhe lidhur me atentatin mbi politikanin serb ne veri te Kosovës.

 

Serbia ndërpret bisedimet në Bruksel, shkak vrasja e Ivanoviqit

Delegacioni i Serbisë në Bruksel ka ndërprerë bisedimet që nisën sot dhe mësohet se ata do të kthehen me urgjencë në Beograd për shkak të vrasjes së liderit serb të SDP-së në Mitrovicë të Veriut, Oliver Ivanoviq.

Media serbe thotë se delegacioni i Serbisë i ka ndërprerë bisedimet në Bruksel, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjithnjë sipas “Blicit”, ka caktuar takim urgjent të Këshillit të Sigurisë së Serbisë.

Kjo gazetë thotë se arsye e ndërprerjes së bisedimeve janë vrasja e Ivanoviqit dhe kërcënimet e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.

Vuçiq ka caktuar sot për në orën 12 takimin urgjent të Këshillit të Sigurisë së Serbisë ndërsa në orën 13 do t’u drejtohet mediave.

Ndërprerjen e bisedimeve në Bruksel e ka konfirmuar edhe delegacioni i Kosovës

SHPËRNDAJE