Lajmërohen të rinjtë e moshës 16-30 vjeç nga komuna e Preshevës se Zyra e të rinjve pranë komunës së Preshevës në bashkëpunim me Agjencionin për Zhvillim të Preshevës dhe Bujanocit, në kuadër të projektit: “Ngritja e kapaciteteve të të rinjve nga Presheva dhe Bujanoci”, do të fillojë me mbajtjen e trajnimeve të parapara në kuadër të projektit të lartshënuar, duke filluar nga muaji shkurt 2012.

 

Temat të cilat do të trajtohen në kuadër të këtyre trajnimeve janë:

 

–        aftësimi për aplikim për punë (përgatitja e CV-së, letrës motivuese, përgatitja për intervistim dhe aplikimi për punë përmes postës elektronike)

–        planifikimi me pjesëmarrje masive (përcaktimi i diagnozës, përcaktimi i sferave prioritare përmes SWOT analizës, përpilimi i vizionit, përcaktimi i qëllimeve strategjike, përcaktimi i qëllimeve specifike, përpilimi i Planit aksionar, planifikimi i buxhetit, cikli i projektit, implementimi i projektit)

–        komunikimi (çka është komunikimi, marrëdhëniet me publikun, menaxhimi i konflikteve, medijimi, familja, të qenurit prind, puna ekipore)

–        mbrojtja e ambientit jetësor (rëndësia e tokës, ujit, ajrit dhe riciklimi)

 

Për orarin e saktë dhe vendin e mbajtjes së trajnimeve, të interesuarit do të informohen me kohë përmes mediave lokale (RTV Presheva), si dhe përmes posterave.

 

Me qenë se numri i kandidatëve të përzgjedhur është i kufizuar, luten të gjithë të interesuarit që duke filluar nga dita e hënë 23 janar 2012 të paraqiten në ambientet e Zyrës së të rinjve në Preshevë tek Shtëpia e kulturës “Abdullah Krashnica” (ish ambientet e RTV Presheva), ose përmes postës elektronike: [email protected], ose Facebook-ut në llogarinë: Zyra Për Të Rinj.

 

Afati i regjistrimit të të interesuarve është deri më 31 janar 2012.

 

Për informata më të hollësishme mund të paraqiteni tek personi kontaktues Agon Ajeti, ose në numrin e mob. tel. 062/8 549 469.

 

Formularin për aplikim mund ta shkarkoni këtu apo mund ta merrni dhe ta dorzoni në lokalet e zyrës.

 

“Projekti financohet me mjetet e programit të përbashkët të Kombeve të bashkuara “Ruajtja e paqes dhe zhvillimit inkluziv lokal” PBILD për Serbi jugore, ndërsa e realizon Zyra e të rinjve e Komunës së Preshevës”

 

Nga Zyra e të rinjve pranë komunës së Preshevës

Avni Aliti, koordinator

SHPËRNDAJE