Drejtori i Shërbimit Evropian të Veprimit me Jashtë për Rusinë, Fqinjësinë me Lindjen dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë të martën një vizitë zyrtare në Tiranën.

Në misionin e tretë në Tiranë për vendosjen e dialogut politik në Shqipëri, pas ngjarjeve të 21 janarit, i derguari i Bashkimit Evropian pritet të ketë takime me Presidentin e Republikës Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e opozitës, Edi Rama.

Me këtë rast, i dërguari i lartë i BE-së do të ketë në mesditë dhe një konferencë për shtyp në Qendrën e Informimit të BE-së.

SHPËRNDAJE