Shefi i diplomacisë sllovake Miroslav Lajcak me gazetarin tonë e agjencisë informative “Presheva Jonë”.

 

Lajcak ka përseritur se është kundër ndryshimit të kufijve. “Sa i përket lëvizjeve të kufijve, unë e përseris se nuk është zgjidhje, dhe se duhet të rrespektohet integritetin territorial i Kosovës, sepse rajoni është ngopur me trazira e luftra, Ballkani ka nevojë sot për paqe e stabilitet… Komuniteti ndërkombëtar nuk do të tolerojë  asesi kthim mbrapa, sepse ndarja e Kosovës do të ihste rrezik, do të provokonte luftë, destabilitet në rajon… ”, ka thënë ndër të tjera Lajca në intervistën e fundit për agjencinë kombëtare “Presheva Jonë”

 

Berne, 21 shtator

Kalimi i Kosovës nga pavarësia e mbikëqyrur në pavarësi të plotë, është proces i merituar për popullatën dhe institucionet e Kosovës, ka deklaruar Miroslav Lajcak, ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, vend ky që ende nuk e ka njohur Kosovën. Lajcak ka thënë se është bërë shumë punë, porse sipas tij mbetet edhe shumë për tu bërë, nëse Kosova dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

 

Lajcak i cili nuk ka folur për mosnjohjen e Kosovës nga Sllovakia, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”, ka thënë se Prishtina zyrtarë ka bërë të arritura, porse është i bindur që me to nuk janë të kënaqur as vendorët as ndërkombëtaret.

“Punë dhe përgjegjësi kërkohe vazhdimisht, andaj duhet bërë më shumë në në luftën kundër krimit të organizuar, korrupcionit, si dhe përmisimit të marëdhnieve me vendet fqinje, sidomos me Serbinë”, ka thënë Lajcak.

“Shumë vende të Evropës kanë pasur mosmarrëveshje dhe luftëra dhe sot bashkarisht janë në Bashkimin Evropian, çka i uroj edhe Serbisë dhe Kosovës, që një ditë t’i gjejmë në gjirin e kësaj familje të madhe evripiane. Padyshim se në këtë drejtim Sllovakia dhe unë personalisht, bashkë me Bruksellin, jemi të interesuar të ndihmojmë Kosovën në proceset e integrimeve”.

Lajcak ka thënë po ashtu se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është një proces që duhet të shfrytëzohet nga dyja vendet, sepse sipas tij, aty mund të zgjidhen problemet, mosmarrëveshjet, aty edhe mund të rregullohen dhe stablizohen shumë çështje që do të ishin në interes, në favor të dy palëve.

Se a mendon që reciprociteti si zgjidhje e drejtë e problemeve mes pakicës serbe në Kosovë dhe shqiptarëve etnik në Luginën e Preshevës duhet rrespektuar nga Prishtina dhe Beogradi, shefi diplomacisë sllovake, duke kundërshtuar ndarjen apo këmbin e territoreve, si opsione që nuk do t’i kontribuonin paqes dhe stabilitetit në rajon, ka thënë se reciprociteti është domosdoshmeri.

“Po, unë jam për rrespektim dhe reciprocitet të statusit të pakicave në Kosovë dhe Serbi, sepse është papranueshme dhe e palogjikshme nëse këto dy vende pretendojnë që nesër të hyjnë në Bashkimin Evropian duke avancuar një minoritet, ndërsa tjetrin ta shkelin. Pra, të gjithë në union duhet të shkojmë të barabart, sepse ky është edhe kodi i Brukselit për të hyrë në Bashkimin Evropian”.

Lajcak ka përseritur se është kundër ndryshimit të kufijve. “Sa i përket lëvizjeve të kufijve, unë e përseris se nuk është zgjidhje, dhe se duhet të rrespektohet integritetin territorial i Kosovës, sepse rajoni është ngopur me trazira e luftra, Ballkani ka nevojë sot për paqe e stabilitet… Komuniteti ndërkombëtar nuk do të tolerojë  asesi kthim mbrapa, sespe ndarja e Kosovës do të ishte rrezik, do të provokonte luftë, destabilitet në rajon.. ”, ka thënë ndër të tjera Lajcak.

SHPËRNDAJE