KRYETARI MUSTAFA KA PRITUR SOT NË PRESHEVË DIPLOMAT TE SHBA-ve

Sekretari i parë i Ambasadës Amerikane të akredituar në Beograd zoti Shon Grinli me bashkëpunëtoren e tij Ksenija Lazoviq vizuan sot komunën e Preshevës, me çrast u takuan me kryetarin e komunës Ragmi Mustafa, njofton RTP.

Preshevë, 23 janar/AIK-Presheva Jonë

Në takimin e sotëm është biseduar gjerë e gjatë për të gjitha problemet që ballafaqohen qytetarët e kësaj komune. Sipas zotit Mustafa në këtë takim janë shtjelluar një sërë problematikash që preokupohen qytetarët e këtij rajoni duke përfshirë të gjitha sferat. Pas përfundim të takimit në kabinetin e kryetarit të komunës, delegacioni në fjalë së bashku me zotin Mustafa vizituan kompaninë e lëngjeve Fluidi në Preshevë me ç’rast u pritën nga drejtori dhe bashkëpunëtorët e kësaj kompanie. Qëllimi i kësaj vizite ishte prodhimi amerikan që bënë kompania në fjalë ndërkaq kërkesa është bërë nga përfaqësuesit e kësaj ambasade në takimin e parafundit. Menaxheri gjeneral i kompanisë Fluidi në Preshevë Bujar Mustafa shprehet i kënaqur me vizitën e bërë sot nga delegacioni amerikan. Takimet të ngjashme do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme shprehet kështu kryetari i komunës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni