Ndërrimet e pajustifikuara të Bogdanit dhe Lalës i lënë faturën e humbjes trajnerit

Shqipëria humb në pjesën e dytë në Bosnje me rezultatin 2-0. Për të lehtësuar fitoren e boshnjakëve ka menduar kësaj radhe vetë trajneri ynë Kuzhe. Në pjesën e parë të ndeshjes ekipi ynë ka zhvilluar një lojë të mirë. Ka mundur të mbajë nën presion ekipin e Bosnjes dhe diferencat në mbajtjen e topit ishin jo të mëdha. Ekipi boshnjak të krijonte përshtypjen e një ekipi të lodhur nga ndeshja me Rumaninë dhe pa dëshirë për të fituar. Hapësirat në mbrojtje kanë qenë shumë të vogla për sulmuesit e Bosnjës, ndërsa sulmuesit tanë, Bogdani dhe Salihi kanë mbajtur përgjatë gjithë kohës nën presion mbrojtjen kundërshtare. Gjithçka ka ndryshuar në pjesën e dytë. Ndërsa pjesa e parë mund të konsiderohej e mirë dhe e barabartë për ekipin tonë, në pjesën e dytë, Kuzhe ka hedhur hapin e parë, duke zëvendësuar Bogdanin me mesfushorin Duro. Ndërrimi ka qenë tërësisht i pajustifikuar dhe gabimi i këtij zëvendësimi është parë që në minutat e para të pjesës së dytë. Duke larguar Bogdanin, Kuzhe i ka dhënë më shumë mundësi boshnjakëve që të shikojnë nga sulmi. Mbrojtja e tyre humbi një pikë të fortë markimi sikurse ishte Bogdani dhe forcat e boshnjakëve pas kësaj hapësire të krijuar në sulmin tonë u shfrytëzuan prej tyre. Vetëm pas zëvendësimit të Bogdanit ka nisur edhe shumëfishimi i sulmeve të Bosnjës. Ndonëse Kuzhe mund të justifikohet se ndërrimi ka qenë si pasojë e formës jo të mirë të Bogdanit, zëvendësimi i tij dhe futja në lojë e një mesfushori dobësoi rrezikshmërinë tonë drejt sulmit, ndërsa shpalosi një strategji të re të trajnerit tonë atë të mbrojtjes dhe vetëm mbrojtjes. Kuzhe ka dështuar edhe në zëvendësimet e tjera. Ndërsa Skela ishte tërësisht jashtë loje në pjesën e dytë, ai në vend të ndërrimit të këtij lojtari largon nga fusha e lojës më të mirin deri në ato momente për kuqezinjtë që ishte Lala. Në vend të tij futet Muzaka, një zgjedhje e diskutueshme përpara Bakajt, i cili nëse do të futej do të mund të jepte në lojë shumë më tepër se sa Muzaka, i cili edhe një rast të patër që iu krijua e humbi në mënyrën amatoreske.

Ndërsa në ndeshje të tjera Kuzhe ka treguar finesë në drejtimin e Kombëtares, në ndeshjen e djeshme ai ka marrë përsipër dështimin dhe faturën e humbjes, e cila erdhi direkt nga ndërrimet e pavend të kryera në pjesën e dytë.

Kronika e ndeshjes

1′ – Topin e parë e luan Shqipëria. 10′ – Në dhjetë minutat e para, Agolli dhe Dallku kanë goditur drejt portës së Hasagic, ndërkohë që për Bosnjen janë dy goditje këndi të fituara.

13′- Dallku ndërmerr një inkursion personal, duke fituar goditjen e parë nga këndi për Shqipërinë. 15′ – Lorik Cana shkakton një faull ndaj Vedad Ibiseviç. Një goditje e lirë nga rreth 17 metra për Bosnjen. Topi i goditur nga Misimoviç përplaset në murin e Shqipërisë. 20′ – Disa momente pasigurie në mbrojtjen tonë. Zotërimi i

topit deri në këto momente: Bosnja 54%, Shqipëria 46%. 40′ – Bosnja ka epërsi në zotërimin e topit, 59-41 përqind, por kuqezinjtë luajnë me shumë kujdes. Goditjet nga këndi 6-4. Goditjet drejt portës 6-4.

45′ – Mbyllet pa asnjë sekond shtesë pjesa e parë: 0-0. Një rezultat që i shkon më shumë për shtat Shqipërisë, nisur dhe nga fakti që luajmë në Zenica. Goditjet nga këndi 6-4. Goditjet drejt portës 6-3, faullat 8-8. 67′ Medunjanin kalon në avantazh vendasit. Pakujdesi e mbrojtjes sonë, e cila gabon në vendosjen dhe kurthin e pozicionit jashtë loje. Vertikalim nga pas për mesfushorin, i cili mbahet në lojë prej Vangjelit. I vetëm dhe i pashqetësuar, mposht pa vështirësi portierin tonë. 83′ – Karton i kuq për Ani Lilën. Shqipëria me dhjetë lojtarë dhe në dizavantazh: 1-0. Komplikohen gjërat për Kuqezinjtë. Në minutën e 90, mbrojtësi Milutinoviç shënon edhe golin e dytë.

SHPËRNDAJE