Kuvendi Komunal i Preshevës i drejtuar nga dr. Besim Abduli, kryetar i saj, ne seancen e sotme te jashtezakonshme ku ka shqyrtuar situaten aktuale ne Preshevë dhe Lugine ka kërkuar nga faktorët relevant ndërkombëtarë, të ushtrojë presion tek organet shtetërore,  në Beograd që krahas  ndërprerjes së proceseve gjyqësore politikisht të motivuara të ndërprejë edhe të gjitha format e diskriminimit dhe presionit të  vazhdueshëm shtetëror që po ushtrohet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njofton Agjencia informative Kombetare “Presheva Jone”

 Presheve, 23 qershor / AIK-Presheva Jone  

Gjate konferences se sotme Kuvendi komunal ne Presheve e hapur nga dr.Besim Abduli, kryekuvendartar, pas pranimit te raportit nga ana e EULEX-it lidhur me hetuesite e mbetjeve mortore ne Liqenin e Livocit dhe pas akuzes se ngritur ndaj Kryetarit te Keshillit te mbrojtjeve te drejtave te njeriut z.Belgzim Kamberit si dhe  protestes se qytetareve ne fshatin Miratoc ne lidhje me hapjen e kufirit Miratoc-Llojan Kuvendi nxjerr keto:

          1. Pas raportit të Zyrës për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore EULEX-KOSOVË, ku shihet qartë se në Liqenin e Livoçit në Komunën e Gjilanit, nuk është gjetur as edhe një mbetje mortore, per te cilen jane  te denuar nga gjykata speciale për krime lufte në Beograd, Kuvendi Komunal i Preshevës kërkon nga faktorët relevant ndërkombëtarë, të ushtrojë presion tek organet shtetërore,  në Beograd që krahas  ndërprerjes së proceseve gjyqësore politikisht të motivuara të ndërprejë edhe të gjitha format e diskriminimit dhe presionit të  vazhdueshëm shtetëror që po ushtrohet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë 

          Kuvendi kërkon shfuqizimin e këtij aktgjykimi nga gjykata përkatëse, duke patur parasysh motivimet politike dhe mungesën e fakteve materiale, si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut  gjatë process.it të arrestimit dhe paraburgimit të nëntë qytetarëve të Preshevës

          Kuvendi komunal ne Presheve ashper proteston edhe ndaj presionit psicik dhe fillimit te procedures per ndjekje penale te cilen e ka ngritur prokuroria serbe ndaj kryetarit te te drejtave te njeriut i cili ka qene nje nder organizatoret e protestes se qytetareve shqiptare te Lugines se Presheve ne lidhje me njohjen e diplomave te studenteve te cilet kane diplomuar ne Universitetet e  Kosoves. 

          Kuvendi komunal ne Presheve po ashtu kerkon nga faktori nderkombetare qe te beje presion ne organet shteterore ne lidhje me hapjen e kufirit Miratoc-Llojan.

Pas perfundmit te punimeve te jashtezakonshme kreret e kuvendit Komunaj konkluzionet e miratuara ju kane derguar gjitha ambasadave dhe perfaqesive diplomatike dhe misoneve nderkombetare te akredituara ne Beograd, perfsjhire ketu edhe OSBE-ne, njofcton agjenmcia “Presheva Jone”

SHPËRNDAJE