Kuvendi i Maqedonisë sot pritet të vetëshpërndahet

 

Kuvendi i Maqedonisë sot duhet të prononcohet për vendimin për shpërndarjen e Dhomës ligjvënëse, të propozuar nga parlamentari i parë Trajko Veljanoski, ndërsa i nënshkruar prej 79 deputetëve. Shpërndarja e Parlamentit është mundësuar pas zgjedhjes së Boris Kondarkos për kryetar të Komisionit Zgjedhor Shtetëror dhe me votimin e ndryshimeve të Kodit zgjedhor. Kryetari i Kuvendit Veljanoski apeloi deri te të gjitha partitë parlamentare që të vijnë në seancën e fundit të sotme në përbërje të deputetëve aktual. Sipas Kushtetutës, Kuvendi shpërndahet nëse për këtë prononcohet shumica nga gjithsej numri i deputetëve. Në përbërjen aktuale me 120 parlamentarë, për miratimin e vendimit të tillë e domosdoshme është që ta mbështesin të paktën 61 deputetë. Me vendimin për shpërbërjen e Kuvendit mbaron mandati i deputetëve.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni