Kush është "Schumacheri" i Kosovës Lindore, shqiptari nga Presheva i cili me FERRARI shkon me kosit ?!

Valdrin Edipi, përvec se është student i shkëlqyeshëm në Universitetin  e Zhurichut (Fakulteti Ekonomik) ai është edhe futbollist i mirë në kantontonin e tij ku jeton. Ai është edhe adhurues i veturave me katër e më shumë cilindra. Valdrini aktualisht nget FERRARI (të kuq) të tipit më të ri me 506 ps (2008) me shpejtësi 360 km.h.. 

Preshevë, 2 gusht / AIK-Presheva jonë

Mërgimtarët tanë në perendim sot nuk janë më si dikur sharragjinj të Esad Mekulit në Beograd. Se ata janë integruar mirë në Zvicër, Gjermani, SHBA, Austri, Belgjikë, Itali..dëshmon jo vetëm gjuha e tyre që flasin mirë, por edhe postet dhe detyrat e tyre si patron firmash në biznese të suksesshme, mjek, ingjinier, ekspert të lëmive të larmishme, arkitekt, avokat si dhe një numë ri madh i studentëve të profileve të ndryshme…

Njëri nga ta është edhe Valdrin Edipi, nga fsh.Miratoc i Preshevës i cili ka lindur në Zvicër. Valdrini jeton qe prej kohësh me prindërit në Flawil të Zvicrës. Babi i të cilit është pedagog dhe ingjinier,  drejtues i firmëms “EDIPI”, ndërrmarje kjo e njohur e ndërtimtarisë së shtëpive dhe objekte private e shoqërore në Kontonin e Sant Gallenit.

E pabesueshme por e vërtetë…një i ri shqiptar nga Presheva nget rrugëve të Preshevës tipin më të ri të Ferrarit…bile me të shkon edhe me kositë! Valdrin Edipi, përveç se është student i shkëlqyeshëm në Universitetin e Cyrihut (Fakulteti Ekonomik), ai është edhe futbollist i mirë në kantonin e tij ku jeton.

Përveç këtyre dy obligimeve primare, siç thotë ai, është edhe adhurues i veturave me katër e më shumë cilindra. Valdrini aktualisht nget Ferrari të tipit më të ri me 506 ps (2008) me shpejtësi 360 km/h.

Ferrari i tij ka 4 cilindra, me peshë gati 2 tonë. Mund të thuhet se ky Ferrari ishte i pari që e shkeli Preshevën, Kosovën Lindore. Babai i tij E.E. rrëfen për agjencinë informative “Presheva Jonë” duke lëvizur kokën se “kohërat po ndryshojnë aq shpejt dhe shumë sa nuk ta merr mendja”.

“Unë kur kam diplomuar në Prishtinë më kujtohet si sot baba im, rahemt i pastë shpirti, më kishte blerë një parë patika. Ndërsa, sot për likuidim të vitit me sukses të mirë, blehet Ferrari për djalin. Çfarë të them zotëri gazetar, lum këta djem, kjo gjeneratë dhe çfarë fati ju ka rënë për të qenë pjesë e këtij mileniumi të zhvilluar si nga ekonomia, ashtu edhe nga informatika. Ne këto gjëra nuk i kemi parë as në ëndërr. Edhe sot rinia jonë në çfarë kushtesh jetojnë dhe nëse nuk mësojnë apo nuk janë të dëgjueshëm ndaj prindërve të tyre, do të ishte tmerr”, thotë babai i Valdrinit.

Ndërkaq, vetë Valdrini, tregon për agjencinë se pak më herët kishte qenë për të kositur barin në tokat e të parëve të tij.

“Isha pak me kositë dhe me hangër qershia të gjyshit që i kishte mbjellë për ne kur ishim të vegjël. Ja kosita barin përreth trungjeve të qershive”, thotë Valdrini.

Ai e pranon se Ferrarin e ka dhuratë nga babai për sukseset e tij në studime dhe futboll. “Por, babai im më ka qitur punë, sepse tash duhet të punoj edhe më shumë për ta justifikuar dhuratën e prindërve dhe më duhet të përkushtohem vëmendje studimeve që të diplomoj sa më shpejtë”.




Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni