Image associéeKështu që në vitin 1991 udhëtoi për një Slloveni.

I diplomuar për kimi dhe teknologji, Ramadanit nuk do t’i mjaftonte shkollimi me kaq.

Në Zagreb vazhdoi studimet për toksikologji-patologji, rrezatim, ndotje akustike, ndërkohë themeloi kompaninë tregtare të naftës “Salbatring International” që shumë shpejt do të fillojë shitjet e drejtpërdrejta tek klienti kryesor i saj, “INA” e Kroacisë.

Pak kush do të besonte se një bari delesh nga Drenica, do të bëhet njëri ndër shqiptarët me të pasur në botë. Hetem Ramadani, djali i një fermeri mbase do të vazhdonte të merrej me blegtori nëse policia sekrete serbe nuk do ta ndiqte atë.

Gjatë gjithë kësaj kohe ndryshoi edhe jeta e tij personale.

Pas shumë vitesh martesë ai u nda me Hazbijen – gruan e tij të parë dhe nisi një jetë në Dubai, duke u lidhur kështu me sopranon e njohur shqiptare Inva Mula.

Inxhinier në profesion, ai ndërroi pak kahje nga ajo që familja e njerëzit jashtë saj ishin mësuar të dëgjonin e shihnin.

Ai thelloi studimet e tij në mjekësi dhe filloi të merrem me efektet e meditimit dhe ushqimit të shëndetshëm.

Për më tepër ka shkruar edhe libra për shëndetin.

Në të paraqiten shumë raste të tjera me probleme të rënda shëndetësore, të cilave Ramadani thotë se u ka dhënë zgjidhje.

Regjimi i jetës së tij thotë se bazohet tek ushqimet, aktiviteti fizik dhe meditimi.

Ai kohëve të fundit po thotë se natyra e ka pajisur trupin tonë me një megafarmaci, të cilën mund ta aktivizojmë.

SHPËRNDAJE