“Jam i nderuar e krenar që punimi im është zgjedhur emblema e ardhshme e KKSH-së. Ideja më lindi nga cenimi i të drejtave të popullit shqiptar, që jeton në Luginën e Preshevës. Në emblemë kam paraqitur këto të drejta në katër fushat, ku është kompetent Këshilli Kombëtar Shqiptar, sipas rregullave të konkursit…” thotë për “presheva Jonë” Llukman Rrustemi nga Bujanoci.

 

Bujanoc 27 gusht

Llukman Rrustemi, është nga Bujanoci, dhe në këtë qytet ka kryer shkollën fillore dhe të mesme. Sa i përket profesionit, ka kohë që merret me montazhë dhe dizajn, duke filluar që nga viti 2003 tek Televizioni “Spektri”, e tash së fundmi ka disa vite që punon në Radiotelevizionin e Bujanocit, si montazher dhe dizajnues. Nuk është hera e parë Llukmani merret me këtë punë si dizajnues dhe montazher. Ai,  Ka dizajnuar logo të ndryshme, kam montuar sigla, reklama, një film me metrazh të shkurtë, si dhe shumë dokumentare që janë realizuar në Luginë të Preshevës .

 

Si dizajnues shqiptar nga Lugina, ka marrur pjesë në konkursin për emblemën e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Me ktë fiotore Llukman Rrustemi thotë për “Presheva Jonë” se  “jam i nderuar e krenar që punimi im është zgjedhur emblema e ardhshme e KKSH-së. Ideja më lindi nga cenimi i të drejtave të popullit shqiptar, që jeton në Luginën e Preshevës. Në emblemë kam paraqitur këto të drejta në katër fushat, ku është kompetent Këshilli Kombëtar Shqiptar, sipas rregullave të konkursit…”

 

Ne e kruam nga z.Rrustemi të na shpjegoj, zbërtheje cdo detale të amblemës së KKSH-së. Në ketë drejtim ai thkeosn se  “forma e emblemës së KKSH-së është një mburojë tipike shqiptare e kohës së Skëndërbeut, e cila rrethin e saj e ka me ngjyrë të verdhë që simbolizojnë rrezet e diellit dhe arin. Me këtë kam paraqitur ngrohtësinë e shpirtin mikpritës të shqiptarëve dhe shkëlqimi i arit që do të thotë ta mbrojmë pasurinë tonë kombëtare.  Brendësia e emblemës në katër fusha, ku është kompetent sipas ligjit Këshilli Kombëtar Shqiptar. Fusha e parë është kultura, ku kam paraqitur dy persona duke kërcyer valle kombëtare. Në fushën e dytë kam paraqitur arsimin me pendë dhe libër, e treta është gazeta që simbolizon informimin në gjuhën shqipe, dhe e fundit është harta e tre komunave me shumicë shqiptare, Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.  Ngjyra në brendësi të emblemës është kuq e zi që simbolizon flamurin tonë  kombëtar  shqiptar..”.

SHPËRNDAJE