Kurti: Këto rezultate janë të papranueshme

Prishtine, 15 dhjetor (AIK-Presheva Jone)

Procesi zgjedhor filloi problematik në disa prej Qendrave të Votimit, por disa probleme janë zgjidhur dhe janë marrë masa pas reagimeve të njëpasnjëshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, deklaroi në një takim me gazetarë, kryetari i kësaj Lëvizje, Albin Kurti. “Ne jemi duke e monitoruar imtësisht procesin, në secilën qendër e ne secilin vendvotim, dhe duke raportuar edhe për shkelje më të vogla i parandalojmë shkeljet e mëdha”, tha Kurti.

Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë një konference të mbajtur të martën në mbrëmje ka bërë me dije se rezultatet e zgjedhjeve të shpallura nga KQZ-ja, janë të papranueshme dhe si të tilla i ka kontestuar jo vetëm në dy qytetet e rajonit të Drenicës, por në tërë Kosovën.

Pas disa deklarimeve të ndryshme në media, lideri i Vetëvendosjes e ka qartësuar pozicionin e subjektit të tij lidhur me procesin zgjedhor të 12 dhjetorit, me ç’rast ka përmendur një sërë shkeljesh që janë bërë atë ditë dhe ka kontestuar rezultatet preliminare të KQZ-së…

Procesi zgjedhor filloi problematik në disa prej Qendrave të Votimit, por disa probleme janë zgjidhur dhe janë marrë masa pas reagimeve të njëpasnjëshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, deklaroi në një takim me gazetarë, kryetari i kësaj Lëvizje, Albin Kurti. “Ne jemi duke e monitoruar imtësisht procesin, në secilën qendër e ne secilin vendvotim, dhe duke raportuar edhe për shkelje më të vogla i parandalojmë shkeljet e mëdha”, tha Kurti.

Ai tha se këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen e Kosovës, “për të ardhmen e secilit prej nesh”. Kurti tha se pjesëmarrja e madhe në këto zgjedhje do të bënte të pamundura manipulimet dhe tentativat për të deformuar vullnetin e votuesve. Ai tha se këto zgjedhje janë historike sepse ndodhin në një moment kur diskutohen tema politike tepër të rëndësishme për popullin tonë. “Pushteti i ardhshëm do të vendosë nëse do të ketë negociata me Serbinë apo nëse ato do të ndërprehen, do të vendosë nëse do të vazhdojë procesi i privatizimit të kompanive të rëndësishme publike, apo nëse këto do t’i kthehen qytetarit të Kosovës, e vendimi për këtë pushtet është i juaji. Prandaj ju ftoj të dilni të votoni të gjithë, me familjet, miqtë e shokët tuaj, sa më pasivisht”, tha Kurti.

Ai e ftoi rininë gjithashtu të dalë masivisht në zgjedhje, sepse sot po vendoset për të ardhmen e tyre. Ai bëri apel që qytetarët të mos e lënë votën për momentet e fundit, paraqituni sa më shpejt në qendrat e votimit në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë, e të kemi mundësinë të ruajmë votat e secilit prej ju. “Sot është dita kur qytetari i Kosovës ka mundësi të vendosë, e sot ju ftojmë për të vendosur”, tha Kurti. / PJ& BS


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni