Homazhet në varrezat e dëshmorëve në Prekaz dhe vizitat në kullën e Jasharajve kanë vazhduar edhe në ditën e dytë të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”.
I pari ka qenë lideri i lëvizjes ”Vetëvendosje”, Albin Kurti, i cili, pas homazheve, ka thënë se është pikërisht sakrifica e familjes Jashari e cila i ka dhënë hov luftës së UÇK-së duke mundësuar çlirimin e vendit.

Ai ka thënë se është familja Jashari, ajo e cila ka mundësuar që shqiptarët të hyn me dinjitet, vetëbesim e respekt në shekullin XXI.

“58 veta nuk e dhanë jetën thjeshtë vetëm për liri por edhe luftën çlirimtare për shkak se pikërisht para 14 viteve mori një hov të rëndësishëm UÇK-ja. Familja Jashari ka mundësuar që shqiptarët në shekullin XXI të hyn me dinjitet, vetëbesim e respekt”, ka thënë Albin Kurti, i cili më pas ka qëndruar edhe në kullën e familjes Jashari.

SHPËRNDAJE