Beograd, 4 korrik – Është e besueshme apo jo, por mediet serbe pretendojnë se kryeministrin aktual i Kosovës Hashim Thaçi ka gjak serbi.E përditshmja serbe e Beogradit Kurir, e cila ndjek skandale dhe ka pak besueshmëri te lexuesit, shkruan se stërgjyshi i Hashim Thaçit ishte një prift ortodoks serb, që në fillim të shekullit të 20-të u konvertua në mysliman dhe e ndryshoi emrin në Jusuf.

Kurir iu referohet gjoja disa dorëshkrimeve ‘origjinale’ që thuhet se gjenden në arkivat e kryeqytetit turk Ankara.

Siç njofton Indeksonline, lajmi është publikuar në numrin e sotëm të gazetës serbe dhe i është dhënë një vend bukur i madh në ballinën e gazetës.

Për më tepër, ato kanë bërë një fotomontazh, ku kryeministri i Kosovës është i veshur me simbolin e çetnikëve serbë, shajkaçën.

Me kësi lloj spekulimesh për kryeministrin aktual të Kosovës mbase vetëm po vazhdon tentativa për të mjegulluar edhe më shumë opinionin shqiptar, komenton portali IO.

SHPËRNDAJE