KURBANI, domethënnja dhe rregullat e tij

Prof. M. Sevdail JAKUPI

-Imam i Xhamisë së Madhe në Preshevë. 

 

Lusim Allahun  (xh.h) që ti pranoj prej gjithë muslimanëve therrjen e kurbanave dhe ti shpërblej me të mirat e Tij në Xhenet.

 

Të falendërojmë Ty o Allahu jonë me falendërim që të takon vetëm ty, përshëndetjet dhe uratat më të ngrohta ia dërgojmë Pejgamberit Tënd, Muhamedit alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe gjithë muslimanëve që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

 

Si musliman që jemi, i jemi dorëzuar Allahut Fuqiplotë me tërë qenien tonë dhe çdo gjë që bëjmë e bëjmë vetëm për Allahun. Këtë ligjeratë do tia kushtojmë një ibadeti i cili bëhet gjatë këtyre ditëve , e ai është kurbani. Do të flasim për vlerën e kurbanit dhe për rregullat e tij. All-llahu Fuqiplotë urdhëroi Ibrahimin, alejhi selam, që të therr djalin e vet Ismailin. Ibrahimi, alejhi selam, aspak nuk u trondit dhe me vendosshmëri vendosi të zbaton urdhërin e All-llahut.

(Dhe kur arriti ai (djali) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djali im, unë kam parë(jam urdhëruar) në ëndërr të të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?” Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!”E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit të Zotit dhe e përmbysi atë në fytyrë (në ballë).Ne e thirrëm atë: “O Ibrahim!”Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët!Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë.Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm).

Prej asaj kohe muslimanët therrin kurbane duke zbatuar urdhërin e All-llahut. Është sunnet i madh pë ate që therr kurban, kurse lënia e therrjes së kurbanit për atë që ka mundësi është mekruh sepse ka lënë një vepër me vlerë të madhe. Fjala kurban në gjuhë arabe d.m.th. afrim, afrim tek Allahu me një ibadet të caktuar, e jo veç me therrje të një kafshe qoftë e madhe apo e vogël. Por tek ne kur thuhet kurban përqëllim është therrja e një kafshe gjatë ditëve të haxhit, e kjo në terminologji islame njihet si ud-hije, e cila d.m.th. therrje e kafshës, quhet ed-hije sepse therrja e kafshës bëhet në kohën e duhasë (koha e mëngjezit kur dielli ngritet horizontin)

Ky adhurim sikur çdo adhurim që bëhet në emër të All-llahut Fuqiplotë të afron tek All-llahu. Allahu Fuqiplotë thot[ë në Kur’an

(Vërtetë ne ty ta dhamë Kevtherin. Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd! Ska dyshim urrejtësi yt është farësosur). Tregohet se kur kjo sure i zbriti Pejgamberit alejhi selam ai qeshi duke shiquar në qiell. Sahabet i thanë : çfarë ke që qesh o i Dërguari i Allahut ? Ai iu përgjigj atyre :

(Pak më parë më zbriti një sure dhe ua lexoi sahabeve ina atajnakel kevther…a e dini çka është Kevtheri? Thanë sahabet : jo ja Resulullah. Tha : është një lum të cilin ma ka premtuar Allahu mua, është havdi k
u njerëzit e umetit tim do të pijnë aty ujë, enët në te janë sa yjet e qiellit).

Kurse namazin e bashkoi me kurbanin shkaku i vlerës që të dyjave që kanë tek Allahu Fuqiplotë.

(Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve)

Një nga veprat madhështore që mund të arrij njeriu me pasurinë e vet është therrja e kurbanit për hirë të Allahut Fuqiplotë. Pra atë pasuri që posedon, si musliman që je po e ndan një pjesë prej saj dhe po therr kurban për Zotin tënd e për askend tjetër, ky është një adhurim i madh që i bëhet Allahut Fuqiplotë. Transmetohet nga Aliu radijallahu anhu se Pejgamberi alejhi selam i ka thënë :

(Mi ka mësuar Pejgamberi alejhi selam 4 gjëra : Allahu e mallkon ate që therr jo në emër të Zotit, Allahu e mallkon ate që mallkon prindërit e tij, Allahu e mallkon ate që strehon shkatrrimtarin dhe Allahu e mallkon ate që i ndërron mehgjet e tokës). Pra përmes kësaj na bëhet e qartë se therrja e kurbanit nuk guxon të bëhet përveçse për Allahun.

Por mos të harrojmë se ka njerëz në tokë që therrin kafshë në emra të ndryshëm, e jo në emër të Allahut. Në emër të gurit, drurit, teqes e varreve të ndryshme duke dal në një shesh krejt tjetër e jo në ate të Islamit.

Në një hadith të gjatë Pejgamberi alejhi selam tregon rastin e dy njerëzve që hynë njëri në Xhenet e tjetri në Xhehenem shkaku i një mize. Ai tha :((Ka hyrë një njeri në Xhenet përshkak të një mize dhe ka hyrë një njeri në zjarr përshkak të një mize”i thanë:”E si ka ndodhur kjo o i Dërguar i Allahut?” Tha:”Dy njerëz kaluan pranë një populli që kishin një statujë e që nuk mund ta kaloje askush derisa nuk therrte diçka për statujën. I thanë njërit prej atyre dyve:”Therr diçka”,tha:”Nuk kam asgjë që mund të therr për të”,i thanë:”Therr bile mësëpaku një mizë”ai menjëherë preu mizën e ia lëshuan rrugën atij dhe hyri në zjarr. I thanë tjetrit:”Therr diçka” ai tha:”Nuk therr asgjë për dikend pos Allahut të Lartësuar”. Ia prenë kokën dhe hyri në Xhennet ). Pra çështja e kurbanit nuk është çështje e vogël, kurbani zen vend të madh tek zemra e muslimanit, duke e ditur se mishi dhe gjaku i tij nuk arrijnë tek Allahu por tek Allahu arrin diçka tjetër. Allahu thotë në Kur’an :

 (Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve jepi myzhde).

 (E pyetën të Dërguarin e All-llahut:Ç’janë këto kurbana? Tha: Sunnet i babës tuaj Ibrahimit, alejhi selam. Ç’kemi ne prej tyre? Tha: Për çdo qime të saj ju shkruhet një vepër e mirë. A vlen kjo edhe për qimet e leshit-pyetën. Tha: Po). Kurse në një hadith tjetër ka thënë Pejgamberi alejhi selam :

(Për birin e Ademit, ditën e Bajramit nuk ka vepër më të dashur tek All-llahu, subhanehu ve teala, se derdhja e gjakut (kurbani).

Sipas dijetarëve kurbani në gjendje të mundësisë është vaxhib për kryefamiljarët që kanë mundësi të bëjnë atë. Pra çdo musliman që ka mundësi të therre kurban duhet ta bëje ate çdo vit. Kurbani duhet të jetë në moshën e caktuar. Për dhen: mbi gjashtë muaj. Për lopë mbi dy vjet dhe për deve mbi pesë vjet. Kurbani duhet të jetë i shëndoshë me gjitha pjesët e trupit. Pejgamberi alejhi selam ka thënë :

(Këto katër nuk lejohet therja e tyre si Kurban: ajo kafshë që nuk ka një sy, ajo që është e sëmurë me sëmundje të dukshme, ajo që është e gjymtë (sakat) dhe ajo që është shumë e vjetër). Në mangësitë e dukshme hynë edhe briri i thyer. Kurbani therret pas namazit të bajramit, Pejgamberi alejhi selam ka thënë :

 (Gjëja e parë që bëjmë sot, është falim bajramin pastaj kthehemi në shtëpi dhe therrim kurbanin, e kush vepron kështu e ka qëlluar sunnetin e muslimanëve). Gjatë therrjes së kurbanit është mirë të kthehet kurbani kah kibla dhe të thuhet bismilah. Allahu Fuqiplotë  thotë në Kur’an :

(Dhe mos hani nga ajo që (para therjes së saj) nuk është përmendur emri i All-llahut, vërtet ajo (ngrënia) është mëkat). Mustehab është që ndarja të bëhet në tre pjesë: 1/3 për familjën, 1/3 për të varfurit dhe 1/3 për miqt dhe fqinjët. Gjithashtu lejohet që ta merr tërë mishin për vete ose ta dhuron tërë mishin. Allahu Fuqiplotë. thotë në Kur’an :

(Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin).

Lusim Allahun që ti pranoj prej gjithë muslimanëve therrjen e kurbanave dhe ti shpërblej me të mirat e Tij në Xhenet.

 

                                                        


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni