Kur shakaja kushton plot 100.000 dollar !

Një baba amerikan postoi një fotografi të vajzës së tij 22 muaj të vjetër të lidhur dhe gojëmbyllur, si një formë shakaje por rasti ka dalë nga përmasat e internetit, tha avokati i tij gjatë ditës së sotme.
Andre Curry gjatë të martës u dorëzua në polici. Gjykatësja Laura Sullivan vendosi gjobën prej 100,000 dollarëve dhe e urdhëroi atë që të mos ketë kontakte me të bijën ose ndonjë fëmijë tejtër dhe ia ndaloi përdorimin e internetit përderisa rasti i tij shqyrtohet.

Curry, i cili nuk ka prapavijë kriminale, ishte akuzuar për postim të një fotografie që tregon foshnjën të lidhur dhe me gojë të mbyllur me shirit të kaltër.

Përgjatë pjesës së sipërme të fotografisë janë fjalët: “Kjo është çfarë ndodh kur babai im ma kthen goditjen” dhe shtoi një fytyrë buzëqeshëse, tha ndihmës -avokati i shtetit, Erin Antonietti. Por avokati i Curry, Anand Sundara, tha që klienti i tij ishte duke bërë shaka dhe fëmija kurrë nuk ishte lënduar ose të ishte në rrezik.

Departamenti i Fëmijëve dhe Shërbimeve të Familjes të Ilinoisit dhe tashmë kanë ndërhyrë dhe vendosur vajzën me nënën e saj dhe Curry-it i është siguruar një vizitim i vajzës nën një mbikëqyrje, tha ai.

“Fatkeqësisht, për shkak të internetit, ky rast ka dalë nga përmasat,” tha Sundaran. Ai i kërkoi gjykatësen që ta lëshojë Curry në një vëzhgim elektronik, por ajo e mohoi kërkesën.

Policia e Çikagos tha që ata kanë filluar ta hetojnë rastin më 14 dhjetor pasi që dikush solli fotografinë në vëmendjen e tyre.

Departamenti i Fëmijëve dhe Shërbimeve të Familjes të Ilinoisit tha që edhe ata janë duke e hetuar rastin dhe që agjencia nuk ka ndonjë kontakt paraprak me familjen./pcworldabanian


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni