Një vajzë dhjetë vjeçare nga Meksika ka lindur në javën e 31-të të shtatzanisë dhe ka lindur një djalë me peshë 1,5 kilogram.Vajza e re ishte sjellur në spital më 22 tetor në gjendje të rëndë shëndetësore. Lindja është kryer në mënyrë cezariane në qytetin Pueblo dhe menjëherë është dërguar në kujdesin intenziv për shërim nga pneumonija. Edhe pse mjekët kishin frikë se bebi do të mbijetojë, tani më ai është në gjendje stabile. Nëna e re tani është lëshuar nga spitali, por çdo ditë e viziton bebin e saj që të mund t’i japë gji. Edhe më tej nuk dihet se kush është babai, kurse autoritetet meksikane po kryejnë hetime për të vërtetuar nëse vajza ka qenë e përdhunuar. Sipas zakoneve meksikane, aborti për nënat e reja është i ndaluar, përveç nëse nuk vërtetojnë se janë viktima të përdhunimit. Por, së shpejti pritet ndryshim i këtij ligji i cili parashikon gjoba në të holla madje edhe dënim me burg. Ky nuk është rasti i vetëm në Meksikë që një vajzë e re të lindë. Vitin e kaluar 11-vjeçarja Amalija kishte lindur fëmijë pasi ishte përdhunuar disa herë nga njerku i saj kur kishte pasur 10 vjeç. Atëherë nëna e vajzës e kishte paraqitur rastin në polici. Grupet për mbrojtje të drejtave të femrave thonë se mjekët nuk e kishin lajmëruar vajzën për të drejtën e abortimit për viktimat e përdhunimit.

SHPËRNDAJE