largea_puthjet_per_dashuri_te_zjarrte1396562862Në librin e saj të ri, autorja Iris Krasnow tregon se si gratë në të vërtetë ndjehen për intimitetin – prej të njëzetave të tyre deri në vitet më më të vonshme.
Këtu janë disa prej mësimeve të paharrueshme që gratë i thanë asaj:
Seksi në të njëzetat
Në kulturën e sotme, seksi ndodh shpejtë. Një njëzet vjeçare më tha, “Unë mund të dërgoj një mesazh dhe më pak se një orë mund të jem në shtrat me çdo djalë që e kam takuar njëherë dhe që nuk do ta shoh më”. Është shumë i fuqizuar, gratë në këtë moshë kanë tendencë ti mbajnë meshkujt në krahë të tyre. Tingëllon e modës së vjetër, pa frikë për dashuri. Nëse takoni dikë që mendoni se dëshironi të eksploroni nivelet më të thella, është e rëndësishme të thuash, “Hej, unë dua më shumë se një orgazmë”.
Seksi pas martesës
Çfarë autorja ka mësuar nga eksperienca e saj dhe të tjerëve, është që në vend se të gjuheni në krahët e mashkullit, është më mirë të pyeteni se çfarë dëshironi dhe për çfarë keni nevojë. Nëse lejoni që mashkulli të kujdeset për ju, madje edhe vetëm duke ju sjellë një tas me supë, është me të vërtetë magjike. Një grua e martuar tha, “Edhe me fëmijë, ju duhet ta vendosni martesën në radhë të parë”. Mundohuni ta doni bashkëshortin tuaj të paktën aq shumë sa i doni fëmijët tuaj. Kujtoni personin e mrekullueshëm që mundësoi që ti keni këta fëmijë. Dhe nëse jeni në gjendje ti çoni përpara netët pa gjumë, në fund do ta gjeni se pasuria e krijimit të familjes mund të jetë dehëse dhe do ta madhështoj dashurinë tuaj për njëri-tjetrin.
Seksi pas pabesisë
Një grua e martuar por që ka një aferë afat-gjate tha, “Unë kam më të mirën e të dy botëve: sigurinë e bashkëshortit dhe familjes, dhe pasionin e aferës”. A është e gabuar? Për gratë që zbulojnë se partneri i tyre ka humbur, këshilla jonë është që mos të shkatërroni bashkimin tuaj pa disa reflektime serioze. Një grua që zbuloi një aferë të burrit të saj u ndje shumë e poshtëruar, por filloi të ndjehej pastaj fizikisht më e fortë dhe luftoi për martesën e saj. Përfundimisht partneri i saj u kthye te ajo, dhe ata janë tashmë së bashku.
Seksi pas divorcit
Në këtë pikë, ju mund të jeni në të dyzetat e juaja. Mund të jetë e vështirë që të zhvisheni para një personi tjetër. Por seksi në këtë moshë mund të jetë më i mirë se kurr, në qoftë se praktikoni një vetë-pranim dhe jeni i sinqertë me partnerin tuaj për dobësitë tuaja. Mos nxitoni në një marrëdhënie të re. Disa thonë, “Unë nuk dua të martohem apo të jetoj me një person tjetër”. Një e divorcuar takoi një burrë dhe ata vendosën të blejnë shtëpi të ndryshme në të njëjtin bllok.
Seksi pas sëmundjes
Një grua tha se sapo i ishte kthyer burri nga Afganistani pa një këmbë. Në fillim ajo tha se ishte e vështirë. Pas leximit të libres “Sekrete në jetën bashkëshortore” ajo gjeti se gratë në martesa të lumtura kishin një sens të qëllimit dhe të pasionit jashtë marrëdhineve. Ajo u shëndrrua në një kamariere për burrin e saj, duke i ndihmuar atij në çdo gjë. Sot ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Siç thekson ajo, “Është vetëm këmbë”. Seksualiteti dhe intimiteti kanë të bëjnë shumë me mendjen dhe shpirtin, se sa trupi. Një intervistë e bërë me Vicki-në e cila është një paraplegjike – që nuk mund të lëvizë asgjë tjetër përveq gishtrinjëve dhe gojës – e dëshmon këtë. Ajo gjeti një burrë të mrekullueshëm, i cili në fillim ishte nervoz rreth çështjeve intime por më pas ai e joshi atë. Ata që atëherë janë të martuar, kanë fëmijë, dhe jetojnë një jetë shumë normale.
Seksi pas menopauzës dhe moshës së vjetër
Nëse jeni një grua që vuani nga depresioni, mos qëndroni ulur vetëm duke menduar. Shikoni në shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe provoni të bëni disa ndryshime në jetesën tuaj, si ushtrime, para se të filloni të merrni barërat tuaj për të zgjedhur problemin. Dhe në qoftë se jeni me një burrë që merr Viagra për tu kthyer në energjik, uluni dhe flisni për këtë, nëse kjo është ajo që dëshironi. Shumë çifte të moshuara që nuk kanë seks të nxehtë, kanë zbuluar mënyra të tjera të kënaqjes, si seksi oral, dhe kanë qenë më aventuresk në mënyra tjera.

SHPËRNDAJE