Drejtoria e Policisë së qarkut të Kukësit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të kufirit dhe emigracionit kanë bërë sekuestrimin e një sasie 110 kilogram lënde narkotike marihuanë.

Policia tha se aksioni është koduar me emrin “Shtegu pa kthim” dhe është zhvilluar në pikën e kalimit kufitar të Morinit. Njoftohet se sasia e lëndës narkotike ka qenë e paketuar në 8 qese plastmasi të ngarkuara në automjetin tip “Man”, me targa 0378 AJ.

Drejtues i makinës ka qenë shtetasi kosovar, Leonard Kelmendi, i cili është shoqëruar në Policinë e Kukësit bashkë me shtetasin Ramë Nikçi, nga Kosova.

Të dy këta persona besohet se po trafikonin drogën nga Shqipëria në drejtim të Kosovës.

SHPËRNDAJE