KUJTONI VDEKJEN, Ligjëratë (Hutbe)

Prof. Sevdail Ef. JAKUPI, Ligjëratë (Hutbe) e mbajtur në xhaminë ebu Bekër Es-Sidik Preshevë

Falendërimi i takon Allahut; Atë e falendërojm ,prej Tij ndihmë , udhëzim dhe falje kërkojmë. Atë që e udhëzon Zoti ,s’e humb askush ,ndërsa ate qe e humb ,s’e udhëzon askush.Dëshmoj se s’ka zot tjetër përveç Allahut ,është i Vetëm dhe i Pashoq,si dhe dëshmoj se Muhammedi-salallahu alejhi ve selem,është Rob dhe i Dërguari i Tij .


Përshkrimi i vdekjes dhe çfarë ndodh pas saj është çëshjte e madhe në Islam. Për atë çfar ndodh pas vdekjes shumë ka folur Allahu azevexhele në Kur’an dhe Pejgamberi alejhi selam në hadithet e tija të vërteta. Ato hadithe i ka borxh çdo musliman të besoj se do të ndodhin mu ashtu siç ka premtuar Pejgamberi salallahu alejhi ve selem Me gjithë këtë njerëz të ndryshëm sillen indiferent ndaj besimit të ditës së Kijametit. Disa nuk e besojnë fare atë se do të ndodh, disa të tjerë e besojnë se do të ndodh kijameti, por në mënyrë të shtrembëruar. Disa të tjerë besojnë se do të hyjnë në Xhenet vetëm shpirtat e jo me gjithë trup, disa të tjerë besojnë se xhehenemi është shpikje për ti frikuar njerëzit nga e keqja. Të gjitha këto assesi nuk e ndihmojnë faktin e mohimit.

 

Pra ka njerëz që mendojnë se e kanë të drejtë që nuk besojnë në ditën e kijametit. Për ta Allahu thotë në suren Erread : (E nëse ti (Muhammed) çuditesh (përse të përgënjeshtrojnë), është edhe më e çuditshme thënia e tyre: “A do të kemi krijim të ri pasi të jemi bërë dhé?” Këta janë ata që i bën Zotit kufër, ata do të ndëshkohen me pranga në qafë. Pra, këta janë banues të zjarrit ku do të qëndrojnë përgjithmonë). Nuk shpëton askush prej ditës së kijametit, faktet të gjitha flasin se dita e kijametit do të ndodh padyshim. Përveç kësaj një shumicë e njerëzve, me filozofinë e tyre të ngarkuar, e mohojnë faktin se do të ringjallet çdo krijesë që ka qenë e krijuar. Për ta Allahu azevexhele tha  në Kur’an : (Ata thanë: “A pasi të bëhemi eshtra të kalbur, dhé e pluhur, a mos do të bëhemi krijesë e re e ringjallur?”Thuaj: “Edhe nëse të jeni gurë a hekur!”Ose ndonjë krijesë që ju duket e madhe! Ata do të thonë: “Kush do të na rikthejë neve në jetë?” Thuaj: “Ai që ju krijoi për të parën herë) suretu isra 49-51.

O ti njeri po harrove se para 100 vjetve ske qenë në ketë dunja, as pas 100 vjetve nuk ke me qenë në ketë dunja. Pyetje e thjesht : kush tkallxoj? Më kallxoj  jeta, më kallxoj logjika, më kallxoj njerëzia. Mos harron se mbi të gjitha tka treguar Allahu përmes Pejgamberëve se Zoti ishte Ai që të krijoi dhe do të jetë ai që do të ringjall sërish, e për Zotin asgjë nuk është e vështirë.

(A nuk e dinë ata se All-llahu që krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk u lodh në krijimin e tyre, Ai ka fuqi t’i ngjallë të vdekurit. Po, Ai është i plotfuqishëm për çdo send) El-Ehkaf 33.

O Allahu jonë Ti je i pastër nga ato që ti përshkruajnë pabesimtarët dhe qafirat, Ti je Zoti jonë. Ne jemi krijesat e Tua, ne jemi në Dorën Tënde, nëse Ti na udhëzon askush veç Teje nuk mund të na çoj në rrugë të gabuar, e nëse Ti na çon në devijim askush veç Teje nuk mund të na udhëzoj. Na fal o Allahu jonë, ne me tërë qenien tonë të nënshtrohemi, të përulemi, biem në sexhde vetëm për Ty dhe kërkojmë mëshirën tënde ja Rrabel alemin. Zemra nuk rreh qetë, trupi nuk qëndron drejt e as bota nuk ka vlerë, nëse o Zot Ti nuk je i kënaqur me ne. Ulim shiqimet tona, sjellim modestinë tonë, lartësojmë ibadetin dhe madhërojmë emrin Tënd ja Rrabel alemin, mos na dëno neve ditën e kijametit, por na shpëto me mëshirën Tënde ja Rrabel alemin.

Në ditën e kijametit ngjarjet pasojnë njëra pas tjetrës, secila që vjen është e rëndë, por kur vjen tjetra harrohet ajo që ishte para saj, nga pesha dhe trishtimi që përmban. Njerëzimi do të përballohen me llogaritjen para Allahut. Do të del në shesh çdo punë e njeriut qoftë e mirë apo e keqe. Zullumi, vrasja, mosbesimi, zinaja, alkooli, kamata, kumari, e shumë shumë të tjera janë nga më faqezezat që dalin atë ditë prej njerëzve. Kurse besimi në një Zot, ibadeti, namazi, agjërimi, respekti i prindërve e shumë shumë të tjera janë krenaria e njeriut ditën e gjykimit. Do të llogariten njerëzit hollësisht për veprat e veta, do të nxjerr secili hakun e vet prej zullumqarëve të ndryshëm.

Pejgamberi alejhi selam ka thënë në një hadith :( Kush i bjen ndokujt me kamxhik patëdrejt, do ti nxirret haku ditën e kijametit). Gjërat në maksimum do të llogariten, drejtësia do të del në shesh, zullumi çrrënjoset dhe merr denimin më se të merituar.

 

Imam Kurtubiu r.h. hollësisht e ka përshkruar ndodhinë e ditës së kijametit. Ai tha : do të thirrin ty ditën e kijametit: ku është filani i biri filanit. Vijnë melaqet të marrin , e të çojnë tek Allahu, atë ditë emri yt e i babait tënd nuk përngjan me askend tjetër, e nëse të thirrin, dije se ai është veç emri yt, e i askujt tjetër. Do të trazohet zemra jote, do të ndryshoj ngjyra jote, do të fluturoj zemra, kalon nëpër rreshta deri tek Zoti yt, duke qëndruar para Tij, ngritin krijesat sytë ka ti.Letra me punët tua është në dorën tënde, duke mos fshesh asgjë, ti e lexon atë hapur, me gjuhë të shterrur, tmerri kanoset para teje dhe pas teje, sa shumë prej asaj që po lexon paske harruar! Sa të këqija që i ke bërë, por sot ato nuk mund të fshihen. Sa e sa punë që i ke bërë mendon se ki me i gjet atë ditë ato bëhen hi e pluhur. Atij që i jepet libri në të djathtë, ai e kupton se është banor i Xhenetit, ai thotë : merreni lexoni librin tim, e kur lexohet libri i tij, kur ja ai është njeriu që ka bërë mirë, ka mësuar për mirë. Nga jashtë libri është i bardhë, kurse përbrenda ka të këqiat që i ka bërë. Fillohet me të këqiat e tija, i lexohen të gjitha të këqiat që i ka bërë. Zemra i ngushtohet, fytyra i zverdhet, lëkura merr ngjyrë tjetër, e kur arrin leximi në fund të librit aty shkruan : këto ishin të këqiat tua, e këto ty ti kam fal, i thotë Allahu. E ai fluturon nga gëzimi, e hap pjesë tjetër të librit, e aty janë të mirat e tija, saherë që lexon ndonjë sevap që ka bërë atij i shtohet edhe më tej gëzimi, derisa arrin në fund të librit, aty shkruan : këto ishin të mirat e tua, e këto të shumfishohen i thotë Zoti. Fytyra i zbardhet, ja sjellin një kunorë, ia vejnë në kokë, e veshin me rroba të shkëlqyeshme, i vihen zbukurimet më të mira, e rrisin sa 60 krah sikur Ademi alejhi selam i thuhet : shko tek shokët e tu dhe tregoi atyre. Ai shkon me vrap dhe me gjithë qejf u thotë  atyre : lexoni, lexoni librin tim.

 

Por nëse është njeri i keq, i jepet libri nga e majta, libër i zi me shkronja të zeza, me ngjyrë e zezë e shkruar, përbrenda janë të mirat e tija. Fillon i lexon të mirat e tija së pari, ai fillon të mendoj se do të shpëtoj, kur arrin në fund , shkruan : këto ishin të mirat e tua, e këto ti kthej mbrapa. I nxihet fytyra, e mbulon pikëllimi, e kap pjesën tjetër të librit, e i lexon të këqiat e tija. Saherë që lexon të këqiat i shtohet edhe më shumë pikëllimi, e ngjyra e tij bëhet edhe më e zezë. Kur arrin në fund të librit shkruan : këto ishin të këqiat e tua, sot do të shumëfishohen me dënim. I rritet trupi që ta shijoj më tepër dënimin, i mavitohen sytë, i vishen tesha nga katrani. I thuhet shko tek shokët e tu. Ai shkon tek ata që janë njësoj si ky. Niset kah ata duke bërtit me trishtim :

(Ndërkaq, kujt i jepen librat e vet nga e majta e tij, ai thotë: “O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im.Dhe të mos dijsha fare se çka është llogaria ime.Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua.Pasuria ime nuk më bëri fare dobi.U hoq prej meje çdo kompetencë imja.U thuhet zebanive: Kapeni atë, vëndojani prangat!Pastaj atë futeni në xhehennem…Mandej lidheni atë me një zinxhirë të gjatë shtatëdhjetë kutë.Se ai ka qenë që nuk besoi All-llahun e Madhëruar) suretu El-Hakka 25-33.

 

I vetmi shpëtim për ditën e kijametit është që të punojmë vetëm vepra të mira, të largohemi sa më shumë nga veprat e këqia. E kush ka bërë keq le të kërkoje hallallëk prej atyre që i ka bërë keq.Pejgamberi alejhi selam ka thënë :

(Kush ka bërë keq ndaj vëllaut të tij qoftë në nder apo dikun tjetër, le ti kërkoje hallallëk para ditës kur nuk bën hajr as ari e as argjendi, nëse ka vepra të mira i mirren derisa ta laje zullumin, e nëse nuk ka sevape, i jepen gjynahet e atij që i ka bërë zullum).

Allahu na faltë dhe na bëftë prej atyre që kalojnë sa më lehtë ato momente të rënda të ditës së gjykimit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni