Sadriu: U bëra me Çedën se ai njohu Kosovën dhe kundërshton strukturat paralele në Veri

Intervistë me Kujtim Sadriun  kryetar i Partisë Liberale Demokratike në Preshevë dënë agjencisë informative kombëtare  “Presheva Jone”


 

“Duke e pasur parasysh se flamuri ynë po i mbush tani një shekull, duke pasur parasysh se liderët tanë flasin vazhdimisht për flamurin dhe Shqipërinë, ndaj i ftojë që të tregojnë bujarinë, guximin, trimërinë që të vendosin ata në dy komunat atë të Preshevës dhe të Bujanocit me duart e veta e të dëshmojnë veten, por jo t`ua japin fëmijëve ta vënë atë, ky është moment historik për të dëshmuar veten se jeni lider dhe se e doni flamurin dhe Shqipërinë. Unë sikur të isha do ta bëja”, ka theksuar Kujtim Sadriu në intervistën dhënë agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

Preshevë, nëntor 2012 – Në vazhdën me intervistat e radhës dhënë për “Presheva Jone”, lideri i Partisë Liberale Demokratike, në Preshevë, Kujtim Sadriu, flet për situatën aktuale politike në Luginë, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe fati i Luginës, aktivitetet për 100-vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar në Luginë dhe sa është unik faktori politik shqiptar i Luginës së Preshevës, në realizimin e verdiktit të popullit të shprehur në Referendumin e vitit 1992 etj.

 

“Presheva Jone”: Zotëri Sadriu, si e vlerësoni situatën aktuale politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës?

SADRIU: Situata politike në Luginën e Preshevës është sa për të qeshur aq edhe për të qarë, duke par ndodhitë dhe organizimet që po bëhet për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, organizime dhe udhëtime që bëhen me mjete financiare të qeverisë së Serbisë, ku me siguri kjo do t`i pengonte kësaj qeverie, mirëpo ajo po lëshon para për të na hutuar përderisa ne festojmë në veri fitojnë autonominë substanciale. Sikur të kishin bërë këso përkushtimi dhe angazhimi në disa punë tjera, besoj se do të ishte më e mirë situata politike, por edhe ajo ekonomike. Por çka është me rëndësi se së pari edhe duhet zgjidhur problemin ekonomik që të mos lejojmë të na ikë popullata, sikurse patëm rastin e Belgjikës se nëse njerëzit vazhdojnë të shpërngulen kujt do t`ia lëmë flmurin pa njerëz.

 

“Presheva Jone”: Çka do të fitojnë shqiptarët e Luginës me dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë?

 

SDRIU: në mendoj se shqiptarët e Luginës nuk do të fitojnë asgjë, jo se nuk do të është e mundur, por spektri politik nuk ka pasur interesim për të zgjidhur problemet, por ata kishin dhe kanë interesim të marrin pushtetin në duar, vetë fakti tregon se në fushat parazgjedhore gjatë shpalosjes së programeve të gjitha subjektet patën në program si shtyllë referendumin e vitit 1992, ndërsa tani i harruan të gjitha, vet fakti tregon se ato ishin mashtrime dhe manipulime, po ashtu ata shumë herë kanë përdorur fjalën reciprocitet, por asnjëri nga liderët nuk mori guximin që edhe ne të bëjmë reciprocitet me serbët e veriut ku edhe i kam ftuar për një gjë të tillë në emisionin  e 3 majit në TV Presheva, kështu që nuk po shoh se diçka është duke u punuar për të fituar nga dialogu. Një fjalë popullore thotë: Pa qarë fëmija, nëna nuk e merr, e ne nuk kemi qarë. Por tek ne është një problem i madh se nuk mundemi të qajmë se jemi duke thithur në Beograd dhe pikërisht, ato para na bëjnë për të heshtur, ku edhe serbët e kanë një fjalë “qutanje priznanje” e cila nënkupton heshtja në pranim …

 

“Presheva Jone”: Kohëve të fundit, mediumet lokale ju kanë dhënë publicitet rreth aktiviteteve të degës së PLD-së, në Preshevë. Për çfarë projekte bëhet fjalë dhe cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

SADRIU:  Unë mendoj se mediumet kanë kryer punën e vetë profesionale duke mos na injoruar, ku edhe shfrytëzojë rastin t`i falënderojndërsa sa i përket publicitetit atë e ka bërë puna e jonë dhe aktivitetet tona gjegjësisht të këshillit të PLD-së , dhe besoj se mediumet nuk kanë shtuar asgjë, ato kanë transmetuar vetëm atë çka është punuar nga ana jonë.

 

 “Presheva Jone”: Disa nga partitë shqiptare dhe individë të caktuar ju kanë akuzuar se veproni në partinë e Çedës në Preshevës, kur ka mjaft parti shqiptare. Sa po ju pengojnë këto dukuri?

 

SADRIU:  Ata çka na kritikuan nuk na kritikuan se ne po e rrezikojmë popullatën shqiptare, por pse po ua rrezikojmë postet atyre. Për sa i përket partive shqiptare është e vërtetë se ka mjaft dhe se ajo është një gjë e mirë ku ato doemos duhet të jenë, por në cilit do qoftë subjekt unë sikur të isha kyçur nuk kisha mundur të flas atë çka mendoj, por ishte dashur t`i mbrojë interesat partiake, e jo të qytetarëve. Tjetra është se nga subjektet shqiptare nuk mund t`i kontribuoj Kosovës, ajo çka është ma me rëndësi ne e dimë mirë se problemi shqiptaro-serb është shekullor duke e parë politikën e zotit Jovanoviq mendoj se ne mund të bëjmë pajtim historik e pikërisht për atë vendosa të veproj këtu tek subjekti i Çedës, jo që unë e kam vlerësuar këtë, por këtë e ka vlerësuar edhe veprimtari i shquar Adem Demaqi.  Po ashtu, Çeda ka kërkuar hapjen o dosjeve ku me hapjen e dosjeve nënkupton zbardhja e rastit të të zhdukurve e posaçërisht rasti i Ukshin Hotit dhe pilotit shqiptar Sinan Vitia, Çeda ka kërkuar shpërbërjen e strukturave paralele në veri ku  edhe pranon pavarësinë e Kosovës, për hir të kësaj jam me shokët e mi këtu. E unë mendoj se këto çka i ceka nuk zgjidhen në kuvendet komunale, partitë shqiptare dhe mes vete, por zgjidhen me një njeri si Çeda. Kështu që le t`më quajnë si të duan dhe çka të duan, çdo tradhtar ka marrë dënimin e merituar nëse edhe unë tradhtoi do ta marrë atë. Por problemi tek ne është se guximtarë i quajnë tradhtarët e tradhtarët patriotë.

 

“Presheva Jone”: Sa po gjeni mbështetje nga institucionet komunale rreth këtyre projekteve?

SADRIU:  Projektin e parë që kemi bërë është dashur të realizohet përmes kryetarit të komunës, kur kemi kërkuar nga kryetari ai nuk na refuzoi, por për financim të projekteve nuk kanë të bëjnë me institucionet komunale. Ne e bëjmë organizimin ku edhe na mbështet qendra nga Beogradi. Por disave tash kanë filluar edhe t`i pengojnë ato… Gjerë më tani kemi realizuar dy projekte edhe pse s`kemi as një grimcë pushtet në duar, puna jonë po vazhdon.

 

“Presheva Jone”: Në kuadër të PLD-së keni qenë kandidat për deputet popullor dhe shpesh keni kritikuar deputetin Riza Halimi. Pse?

 

SADRIU: Po, porse së pari zotëri Halimi është i kritikuar nga puna dhe veprimet e veta e pastaj nga unë, besoj se kritikat e mia kanë qenë të shëndosha dhe se vet fakti tregon se asnjë herë nuk ka ardhur në emisionet debative gjatë fushatës parazgjedhore ku unë isha aty, ku edhe tani i kërkoj debat publikisht, jo si përfaqësues i një subjekti politik, por si një qytetar i rëndomtë të vijnë dhe të m`i demantojë ato çka ia kam thënë. Do e marrë vetëm një shembull z. Halimi ka kritikuar pasardhësin e Milosheviqit, Ivica Daçiq pandërprerë dhe në fund bashkëpunon me të dhe i shkon për lale. Ai veshi edhe bluza të zeza ku me popullin del krah për krah në protestë kundër Daçiqit e pas dy muajve le popullin e del krah për krah me Daçiqin që të ketë pushtet, më thoni ju lutem a është kjo e hijshme a nuk është kritikë e shëndoshë… Po ashtu, ai na quajti serbofilë ne që po bashkëpunojmë me Çedën, ne nuk bën të bashkëpunojmë,  ndërsa ai bën, gjithçka ai çka bën është normale. Jo z. Halimi, por të gjitha subjektet sikur të donin Kosovën, sikur të donin t`i ndihmonin pjesën veriore të Kosovës, është dashur të bashkëpunojnë me këtë njeri, por të gjithë atyre ju intereson vetëm pushteti dhe interesat familjare dhe partiake e jo ato kombëtare dhe se diplomacia e tyre është në zero. Edhe një nga akuzat e mia kanë qenë vetëm kundër personalitetit të Riza Halimit, e jo ndaj subjektit të PVD-së se edhe aty ka njerëz të guximshëm, por ata janë të hipnotizuar nga trillimet e zotëri Halimit. 

 

“Presheva Jone”: Rreth emërtimit të këtij rajoni keni dhënë disa vërejtje: si Lugina e Preshevës, Kosova Lindore, Serbia Jugore etj. Pse?

 

SADRIU:  Një politikan i mirë dhe i përbetuar dhe që është besnik nuk do të kishte ndërruar emërtimet, por do të qëndronte besnik ashtu siç e ka tradita jonë shqiptare, por ata kanë tre emra dhe cili iu duhet ata do të përdorin në momente të caktuara që mos të humbasin gjë. Ne jemi dëshmitarë se në vitet e 90-ta e quajtën Kosovën Lindore, pas konfliktit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë na del Luginë e Preshevës, si duket ju humbën shpresat se mund ta bëjnë Kosovë Lindore, e kjo e fundit Luginë, e kur kërkojnë ndonjë ndihmë në ndonjë ministri ose duhet të dalë në zgjedhjet parlamentare, e quajnë Jugu i Serbisë, do të thotë ka t`i tërheqin interesat personale dhe partiake, ata do t`i përdorin emrat. 

 

“Presheva Jone”: A e keni në plan shtrirjen e partisë së Çedës në Buajnoc?

 

SADRIU: Në Bujanoc PLD ka përfaqësuesin e vetë edhe më herët, të cilin e kam mik të mirë, mirëpo ai nuk është aktiv dhe se në PLD si duket qëndron si agjent i zotëri Riza Halimit.

 

“Presheva Jone”: Kanë filluar aktivitete për shënimin e  100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë e në Luginë, nuk është zgjidh me ligj përdorimi i simboleve kombëtare, deri kur kështu?

 

SADRIU:  I uroj gjithë shqiptarëve kudo që janë 100-vjetorin e shtetit shqiptar, siç e dini se kam qenë kandidat për deputet popullor në parlamentin e Serbisë, por fatkeqësisht nuk mund të arrij deri aty në atë sallë ku filloi diskriminimi dhe na u morën të drejtat tona që së paku të kisha ngritur zërin pikërisht në atë sallë për kthimin e të drejtave tona, që i kishim në vitin 1988. Çedomir Markoviq ka larguar flamurin kombëtar në Preshevë, ndërsa mbetem me shpresë se me ardhjen në pushtet me Çedomir Jovanoviqin do ta kthej atë, se ky njeri kërkon vazhdimisht ndërrim të kushtetutës në republikën e Serbisë,  ndërsa unë kërkoj nga ai që të më lejohet ligjërish flamuri shqiptarë dhe po ashtu  edhe të drejtat tona të garantohen me kushtetutë.

Duke e pasur parasysh se flamuri ynë po i mbush tani një shekull, duke pasur parasysh se liderët tanë flasin vazhdimisht për flamurin dhe Shqipërinë, ndaj i ftojë që të tregojnë bujarinë, guximin, trimërinë që të vendosin ata në dy komunat atë të Preshevës dhe të Bujanocit me duart e veta e të dëshmojnë veten, por jo t`ua japin fëmijëve ta vënë atë, ky është moment historik për të dëshmuar veten se jeni lider dhe se e doni flamurin dhe Shqipërinë. Unë sikur të isha do ta bëja. / Bisedoi: Metali Krasniqi

  • beni

    po shihet se eshte akoma i gjelbert, pa pjek ose cac herifi di.Vec merrne analizone pytjen e pare te gazetarit dhe pergjigjen e keti spo di si ta quaj, naiv a amater a ….po spo muj mi thon politikan e mund te vini ne perfundim ne vleresimin tim per kete njeri. mirepo ketu ka edhe dishka tjeter se po me doket eshte i ri dhe nuk mundet ky qe te vleresoje Riza Halimin se veprimtaria e z.Halimit eshte e njohur me shume se 20 -30 vjet ne aktivitetin e tije per te realizuar shqiptart te drejtat e tyre dhe shtrohet pytja kush qendron prapa keti djali te ri.

  • Pdsh-Zhunicë

    e DIME MIRE SE KUSH QENDRON PRAPA TEJE O ISH POLIC I SERBIS. TE NJOHIM MIRE NA NE LUGIN

  • LEXUESI NGA LUGINA

    Po per pjesen veriore te Kosoves po flet bre zoteri ku nje grup i madh politikash duke mare parasysh nga vendoret Kosovare gjithashtu edhe nderkombetaret smunda ta kryejn ate pune, e na del tash nje Kujtim Sadriu i cili ndoshta po mund ta kryen kete pune, por paramendoni me ke, me Cedomir Jovanoviqin.

    Thot se Ceda e ka pranu Kosoven, jo zoteri Ceda nuk munde ta pranoje Kosoven, Kosoven vetem qeveria e Serbise mund ta pranoj a opozita munde vetem te flase per poena politik, edhe ky fare Ceda mbas vitit 2000 ka qene ne qeveri minister, pse atehere se pranoi por del tash si opozite edhe ate kurr se kemi ndegjuar qe e ka pranuar por vetem thot se kjo eshte realiteti ne Kosove.

    Parti serbe qe kane qendren ne Beograd kurr smund te behen parti te cilat i mbrojne interesat e Shqiptareve te Lugines zoteri kete kuptoje njeher e pergjithmone, jo qe nuk dojne ndoshta por nuk munde te marrin as vota te mjaftueshme naper Serbi per te ardhur ne pushtet me ate gjuhe nese na livdojne neve, edhe me sa e dime ne ti ke qene para Riza Halimit puntore i po asaj ministrie te puneve te mbrendeshme ku ka qene Ivica Daciqi minister i po te njejtes ministri, prej nga tash ti po na hedh pluhur syve qe ne te besojme ty para Riza Halimit.

    Mundohu dhe vepro e mberrije autoritetin tend si Riza Halimi por jo duke kritikuar askend duke perfshire ketu as partit shqiptare, se ne ato parti shqiptare zoteri ka antaresi te mjaftueshem e asnje anetare serb ska te regjistruar, kuptoj keto pune, kete vit e pate shansin, a dole ne zgjedhje edhe ti ne liste per deputet edhe Riza Halimi dul ne liste per deputet, u pa kend popullata e deshi per deputet ta dergoj ne kuvendin popullor.

  • LEXUESI NGA LUGINA

    O Kujtim Sadriu me Daciqin po takohet Hashim Thaqi e ti po na del ma patriot duke kundershtuar takimet e Riza Halimit me kryeministrin Daciqedhe pse Riza Halimi ka mandat si deputet popullor nga nje pjese dermuese te votuesve.

  • Guest

    o ju zotri qe jeni te riza halimit..ju meshtets te tina kujeni tujetu an mars peshefni se kukeni mbet..a nevendet e evropijane qent ekan vendin mamir.a qaj xhunica.. qe kashkru ashtu kunder kti personi qka asht i cedes kujtim sadriju nuk jaka majt udbes ndor siju qe jambani udbes shtetrore se thot ne fjal qaj qe tethgot diqka ty aj vet asht qashtu.aty zotri kujtim sadriju ti veq vazhdo te para pun te mbar…se boll poujn me popllin kta fol per patriotizem e ha darka me epror serb…se shqiptari veq dajak i duhet se din tmira kta…

  • Guest

    e shqiptar e shqiptar…po kush kamet metregu kush asht aj kush osht ky.politika ika met veq zhunicec nderi gje bullicat ikan rujt//edhe me speca ika shku jeta e potreogojn politik.

  • ilazibuqes

    a bre metali krasniqi, po cka te shtyri ty me mar ne intervist kete ish polic te dacicit, kete bashibuzuk, po ky ka dal kunder djalit te mixhes vet, e ka perca familjen e vet e po do mi perca edhe shiptart. Si po doket ky e ka mare persiper kete detyre sa ka qene ne polici dhe tani pi zbaton urdherat e shefit te vet dacic.

  • mesuesi

    Me vie keq z. Lexues mga Lugina, Riza Halimi nuk u zgjodh nga popullata por nag votat e vjedhura dhe nga ata qe i ka hipnotizu. Turp nga Riza Halimi dhe nga ata qe e perkrahin ate . Te bej me dije se te gjith e njohim R.hH. se qe 20 vjet eshte ne pushtet jemi ngop me mashtrimet e tij, kemi nevoj per ndryshim, nuk kemi nevoj per komunizem

  • katurari

    o kujtim ti je njeri boll i zgjut riza dhe ragmija jan qen endacak ndersa ti je luan

  • katurari

    ore zotni deri dje ishte edhe zavens minisri z.hajredin kuqi der dje ishte polic por sote spe pengon posti z.kryeminstrit edhe politika paqesore e pdk ne dilog me serbin por ky far kujtim sadriu eshte me meritori ne popull dhe lugin