Pas zgjedhjes së presidentit të Kosovës Behgjet Pacollit, përkatësisht pas dhënies së betimit të presidentit dhe mbajtjes së fjalës së rastit, u procedua në pikën e dytë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryeministrit të Kosovës. Me këtë rast mandatari Hashim Thaçi pasi mbajti një fjalë rasti, përkatësisht pasi paraqiti në disa pika të veçanta programin qeveritar

Mandatari Hashim Thaçi më pas paraqiti emrat e kabinetit qeveritar në këtë përbërje.

5 zëvendës kryeministra. Hajredin Kuçi, Mimoza Kusari Lila, Slobodan Petkoviq, Edita Tahiri dhe Bujar Bukoshi

Hashim Thaçi Kryeministër

Hajredin Kuçi-ministër i Drejtësisë

Bajram Rexhepi- ministër i Punëve të Brendshme

Vlora Çitaku- ministre e Integrimeve

Enver Hoxhaj- ministër i Punëve të Jashtme

Fehmi Mujota-ministër i Infrastrukturës

Bedri Hamza ministër i Financave

Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit ekonomik

Memli Krasniqi- ministër i Kulturës, i Rinisë dhe i Sporteve

Ramë Buja- ministër i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë

Blerand Stavileci- ministër i Bujqësisë.

Agim Çeku- ministër i Forcës së Sigurisë

Ferid Agani- ministër i Shëndetësisë

Mimoza Kusari-Lila- ministre e Tregtisë dhe e Industrisë

Tomiq Radoica- ministër i Kthimit dhe i Komuniteteve

Nenad Rashiq, ministër i Punës dhe i Mirëqenies sociale,

Mahir Yagcilar- ministër i Administratës Publike

Dardan Gashi- ministër i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor

Slobodan Petkoviq, zëvendëskryeminstër dhe ministër për Qeverisje Lokale

Nga burimet brenda PDK-së është mësuar se në mandatin e ardhshëm qeverisës do të jenë edhe 30 zëvendësministra.

SHPËRNDAJE