Zv.kryeministri Hajredin Kuçi iu është përgjigjur idesë së akademik Rexhep Qosjes për shkëmbim territoresh që folur për agjencininë infortmative kombëatre “Presheva Jonë”, duke thënë se nuk merren me mendime individuale dhe se Qeveria e Kosovës e ka bërë të qartë disa herë qëndrimin e saj për këtë çështje.

“Qeveria e Kosovës e ka shpreh disa herë qëndrimin e saj edhe pse nuk merremi me deklarata individuale, por ajo çka mund të them është që ne e respektojmë tërësinë territoriale, garantojmë tërësinë territoriale të vendit tonë dhe të tjerëve përreth nesh. Ne punojmë për fqinjësi të mirë, për raporte të mira ndërshtetërore, për bashkëpunim rajonal dhe për integrim evropian”.

Ai ka shtuar se të gjitha luftërat që janë zhvilluar në ish-Jugosllavi janë bërë për ruajtje të territoreve dhe për identitete etnike, por ato kanë sjellë shumë luftë, shumë fatkeqësi dhe Kosova nuk do të kontribuojë në këtë drejtim, përkundrazi, do të kontribuojë për paqe dhe për stabilitet dhe në këtë drejtim siç tha ai “Kosova nuk është nxitëse e këtyre çështjeve”.

Kuçi ka folur edhe për përkujdesjen ndaj të mbijetuarës në fshatin Restelicë të Dragashit, Amsera Reka, duke thënë se loja me fatin e një individi nga shtetet përreth nuk është e ndershme.

“Loja me fatin e një individi, besoj se nuk është e ndershme. Kosova ka kapacitete m’i rujtë dhe mu kujdes për qytetarët e vet”, tha Kuçi.

Ai ka shtuar se Qeveria nuk është në garë me Serbinë dhe Maqedoninë për qytetarët e vet dhe aq ma pak Qeveria nuk luan me ndjenja në këto momente. (Expressi)

SHPËRNDAJE