Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se Brukseli po bën ftesë për një dialog politik mes Kosovës dhe Serbisë, i cili sipas tij, ka të bëjë me rehabilitimin apo normalizimin e marrëdhënieve mes të dy shteteve apo dy popujve.Qeveria e Kosovës është e gatshme të merr pjesë në këtë dialog politik por gjithmonë duke ruajtur tërësinë territoriale të vendit tonë sovranitetin dhe pavarësinë politike, dhe në këtë drejtim çdo zgjidhje do të jetë në kuadër të Kushtetutës dhe planit të Ahtisaarit, ka thënë Kuçi.

Ndërsa, duke komentuar rreth porosisë së Baroneshës Eshton që Kosova dhe Serbia të përgatiten për vendime të vështira, ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, tha për RTK-në se kjo më tepër ka të bëjë me Serbinë sesa me Kosovën./bs

SHPËRNDAJE