DRJETPËRSËDREJTI NGA MAQEDONIA                / Nefail MALIQI /  

Këtu në qendrën e  KSHZ-së në Shkup, në praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë  dhe përfaqësuesve te partive politike në FYROM, tash më janë numëruar defitivisht gjitha votat. Ndërkohë pjesemarrja ne këto zgjedhje parlamentare ka qenë 63,36 për qind. Sipas rezultateve të numëruara nga 73.8 për qind të votave, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vazhdon të prijë në mesin e partive shqiptare me 77.000 vota, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka 39.000 vota, Rilindja Demokratike Kombëtare (RDSH) e Rufi Osmanit ka 19.000, Demokracia e Re (DR) 13.000 vota.

Shkup,Tetovë,6 qershor/ AIK-Presheva Jonë

Në nivel vendi vazhdon të prijë VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit me 278.000 vota, pasura nga LSDM-ja me 228.000 vota, njofton Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Bashkimi demokratik për integrim BDI 114870 (10,24%); Partia demokratike shqiptare PDSH 66025 ( 5,89%); Rilindja demokratike kombëtare RDK 29891 ( 2,67%); Demokracia e Re DR 19732 (1,76%); Partia për prosperitet demokratik PPD 275 (0,02%); Bashkimi demokratik kombëtar BDK 453 (0,04%); Bashkimi demokratik shqiptar BDSH 4504 (0,40%); Koalicioni i udhëhequr nga VMRO DPMNE 437665 (39,00%); Koalicioni i udhëhequr nga LSDM 367876 (32,78%); Partia liberal demokratike PLD 16556 (1,48%); Të bashkuar për Maqedoninë 17015 (1,52%); VMRO Popullore VMRO PP 28125 (2,51%)

BDI-ja e lideri Ali Ahmeti shpall fitoren në të gjitha njësitë zgjedhore në Shkup, Tedtovë dhe ambrë FYORM-in

Sipas Shtabit qendror të zgjedhjeve, partia e Ahmetit ka avantazh në të gjitha komunat, përfshirë edhe në atë të Gostivarit. Bashkimi Demokratik për integrim ka shpallur fitoren e saj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën sot në Maqedoni. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Shtabit qendror, Ermira Mehmeti-Devaja, e cila ka konfirmuar se BDI-ja, ka fituar në të gjitha zonat ku ka garuar në zgjedhjet e sotme.

Në njësinë zgjedhore numër një, BDI-ja deri tani ka fituar 10.375 vota, PDSH-ja 5.434 vota, RDK 3.572, DR 2.044. Në njësinë zgjedhore numër dy, BDI ka fituar 9.393 vota, PDSH 4.356 vota, RDK 1.880 dhe DR 2.839.Në njësinë e pestë zgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 6.782 vota, PDSH 4.218, RDK 2.033 dhe DR 2.051.Në njësinë e gjashtë zgjedhore, partia e Ahmetit ka fituar 27.284, PDSH-ja 16.604, RDK 6.555 dhe DR 2.991 vota.

Partitë politike kanë dhënë vlerësimet e para për mbarëvajtjen e procesit të sotëm të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. BDI vlerësoi se këto zgjedhje janë fitore e trefishtë për vendin dhe sidomos për shqiptarët. “Në këtë zgjedhje kemi arritur që të kemi tre fitore: Një fitore për gjithë shqiptarët, për demokracinë në Maqedoni dhe një fitore e madhe për BDI-në. Në treguar përcaktimin thelbësor të BDI-së se për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, ku qytetarët shprehën vullnetin e tyre në mënyrë të lirshme, pa kërcënime dhe shantazhe”, theksoi Ermira Mehmeti-Devaja.

Sipas saj, ajo që vijon në vazhdim është numërimi i votave dhe ne jemi në proces të përpunimit të informacioneve. “Deri para mesnate presim që të shpallim rezultat paraprak se si do të duket përbërja e re parlamentare”, theksoi Mehmeti-Devaja. Lidhur me akuzat e bëra nga PDSH, zëdhënësja e BDI-së, Ermira Mehmeti-Devaja theksoi se oponentët politik kanë guxuar sot të bëjnë akuza.

“Sa për të sqaruar opnionin pbulik të theksoj se qytetarët shqiptarë e njohin shumë mirë edhe kulturën politike dhe demokratike të BDI-së, ashtu si[ e njohin dhe kujtojnë shumë mirë kulturën dhe traditën e PDSH-së. Asnjë koment tjetër nuk është i nevojshëm në këtë ditë festive për shqiptarët”, theksoi Ermira Mehmeti-Devaja. Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka faleminderuar zgjedhësit të cilët kanë dhënë votën sot për këtë subjekt politik.

Mirëpo, zëdhënësi i PDSH, Luan Tresi deklaroi se zgjedhjet kanë kaluar në një atmosferë të qetë dhe demokratike, me përjashtim të disa incidenteve që ai potencoi në Shkup, fshatrat e Shkupit si dhe në komunat Zajaz dhe Osllomej. “Njoftojmë opinionin se funksionarë të BDI-së dhe grupacione të tyre u futën me dhunë në disa vendvotime, ku kanë kërcënuar dhe kanë shkaktuar incidente dhe parregullsi gjatë procesit të votimit”, theksoi Tresi.

Ai tha se për këto raste janë njoftur edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë. “I lusim përfaqësuesit dhe simpatizantët e PDSH-së që të mos dalin për të festuar dhe të rrinë qetë, përderisa krerët partiak nuk konfirmojnë rezultatet e zgjedhjeve”, theksoi zëdhënësi Tresi.

RDK në një konferencë pas mbylljes së kutive të votimit ka shprehur reagime për parregullsi dhe raste konkrete të parregullsive në disa vendvotime nga ana e partisë në pushtet BDI. Kjo parti vlerëson se në fshatin Shishovë ka evidentuar një rast për votime grupore, ku një person ka votuar për gjashtë persona. Gjithashtu kjo parti gjithashtu ka njoftuar se një vëzhgues i saj është larguar nga një vendvotim në zonën e Likovës.

RDK ka njoftuar edhe për parregullsi në rajonin e Shkupit, Zajazit dhe Osllomejit.

Në Kumanovë dhe Likovë akuzohet BDI për blerje votash, ndërsa gjithashtu është reaguar edhe për tentime për mbushje kutish në orët e fundit të votimeve.

DR falënderon të gjithë qytetarët të cilët dëshmuan kapacitete të larta demokratike, veçanërisht ata qytetarë që u përcaktuan vullnetin e tyre ta shprehin përmes votës për Demokracinë e Re dhe kandidatët e saj.

“Mes tjerash, duhet detyrimisht të përmendim se edhe gjatë ditës së votimit, partitë në pushtet tentuan të ndikojnë në procesin zgjedhor përmes presioneve të ndryshme, kërcënimeve dhe shantazheve të cilat i kemi notuar dhe janë informuar KSHZ dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, mirëpo shpresojmë se të njëjtat nuk do të ndikojnë edhe në rezultatin përfundimtar që duhet të jetë objektiv dhe i pranueshëm për të gjitha partitë politike. Andaj, kërkojmë nga partitë politike të mos vazhdojnë presionin dhe kërcënimet ndaj komisioneve zgjedhore dhe të lejojnë ata të bëjnë punën e tyre konform ligjit dhe procedurave”, theksoi DR.

Mbyllen kutitë e votimit në Maqedoni

Në orën 19:00 janë mbyllur që të 2976 vendvotimet, në të cilat mbi 1 milion e 820 mijë qytetarë kishin të drejtën për të votuar për ndonjërën nga 18 subjektet politike që morën pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni. Dalja në votime ka qenë masive, më e larta në nga viti 2002. Sipas nënkryetarit të KSHZ-së, Subhi Jakupi, në zgjedhje kanë dalë mbi 60 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve. Jakupi tha se “dita e diel ishte ditë feste në Maqedoni dhe se zgjedhjet e 5 qershorit ishin më të mirat që nga pavarësia e Maqedonisë”.

Për dallim nga e kaluara, kësaj radhe rezulton që pjesëmarrja e shqiptarëve të jetë më e ulët nga krahasim me votuesit maqedonas. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, në prononcimin e fundit për mediat tha se “ subjektet politike që garuan në zgjedhje, nuk kanë paraqitur asnjë ankesë për parregullsi që do të dëmtonin procesin zgjedhor”. Nga asociacioni qytetar “MOST”, që kishte numrin më të madh të vëzhguesve, bënë të ditur për disa parregullsi kryesisht të ka
rakterit teknik, por edhe për raste të votimit familjar apo për presione ndaj votuesve.

Fluks i madh votuesish nëpër në disa komuna të Maqedonisë

Edhe në disa komuna të njësisë së parë zgjedhore procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe me një fluks të madh votuesish. Në komunën e Sarajit, në vendvotimin 2431, deri në ora 13:00 të drejtën e tyre për të votuar e kanë përmbushur 25% e qytetarëve, kurse në fshatin Shishovë rreth 50 % e votuesve. “Vendvotimin 2431 në Saraj është hapur në ora 6 i kemi kontrolluar të gjitha materialet, kurse me votimin është filluar në ora 07:00. Deri më tani votimi është gjithë në rregull kanë ndal mbi 400 votues. Procesi është në rregull, ankesa nuk ka, incidente nuk ka”, tha Feta Mustafa, anëtar i komisionit zgjedhor, vendvotimi 2431, Saraj.

Qytetarët shprehen optimist dhe presin që strukturat e reja që do të përfaqësojnë qytetarët nëpër institucionet shtetërore të sigurojnë progres në të gjitha sferat. “Presim prosperitet më të mirë. Duhet ti mbush obligimet e veta ndaj popullit. Fillimisht shkolla, arsimi, përparimi…”, tha një qytetar.

“Inshalla na bohet më mirë, financimet, puna e ekonomisë, me të vërtetë kemi ardhur në një gjendje shumë të keqe. Qeveria e re duhet të bëjë punësimin e rinisë”, tha një qytetar. “Presim diçka shumë më mirë, ekonomia të përmirësohet, gjendja të shkojë më mirë, prosperitet më të madh”, tha një qytetar. “Krejt normal, si ka qenë ashtu do të jetë. Qeveria e re së pari të marr masa për inkuadrimin e popullit, dhe disa paqeta sociale deri në fund të vitit”, tha një qytetar.

“Le të mendojmë për këtë popull, 2 milion njerëz jemi, gjendje më të mirë ekonomike, jo vetëm të thotë do të bëhet kurse në praktikë asgjë”, tha një qytetar. “Procesi i votimit filloi në kohën e duhur, prej fillimit deri tash procesi ka rrjedhur sipas standardeve të duhura, prej 983 votues sa numëron ky vendvotim deri më ora 13 ka votuar 476 votues apo 50% të trupit votues”, tha Resul Aliu, kryetar i Komisionit, vendvotimi 2439 f. Shishovë. “Përmirësim për të gjithë, për bujqit për të rinjtë, punësime për të rinjtë, para se gjithash sot të kemi zgjedhje fer dhe demokratik, më tutje do të shohim, të gjithë uroj t’ia japin votën atij që e meriton, që do të na sigurojë një të ardhme më të mirë”, tha një qytetare.

Procesi i votimit pothuajse në të gjitha vendvotimet në komunat Çair dhe Butel është duke u zhvilluar pa asnjë problem dhe në mënyrë të qetë. Për dallim të zgjedhjeve të kaluara, kryetarët e komisioneve të vendvotimeve thonë se ka shumë interesim për të votuar edhe atë qysh në orët e paradites. “Momentalisht  votimet janë tu rrjedhë shumë mirë, shumë qet, ka shumë interesim të qytetarëve. Thonë se kjo më herët nuk ka ndodhë. Deri më tash, ora është 12 kemi rreth 350 votues. Kjo ma herët nuk ka ndodhë dhe është shumë situatë e mirë”, tha Mehmet Halimi, kryetar i komisionit në vendvotimin 2900, Çair.

OSBE/ODIHR: Deri tani votimet po zhvillohen pa probleme

“Ishalla ndryshon ma mirë se është, ishalla bëhet mirë. Deri tash si ka qenë? Nuk e di si të them, bash mirë jo po ishalla tash bëhet mirë”, tha një qytetare. “Votimi ka filluar në mënyrë normale, në orën 7 ku edhe të gjithë anëtarët ishin këtu. Votimi po rrjedh pa asnjë problem. Ndryshe ky vendvotim ka gjithsej 1300 votues ndërsa deri në orën 12 janë regjistruar 275 persona”, tha Bllagica Sozovska, kryetar e komisionit në vendvotimin 2920, Butel. “Më mirë mos të folim, do të folim pas zgjedhjeve. Po shpresojmë ndryshime, normal, për atë edhe janë zgjedhjet”, tha një qytetar.

“Sigurisht që diçka më mirë, në përgjithësi edhe në jetën edhe në punën e qytetarit të Maqedonisë”, tha një qytetar.“Vendvotimet janë hap me kohë, në ora 7 të mëngjesit ka filluar votimi. Fluksi është më mirë për dallim të viteve tjera, ka më shumë popull. Është duke shkuar shumë mirë, nuk ka pas probleme deri më tani. Dikush që nuk mundë të voton është me përfaqësuesin e vet dhe ai një herë ka drejt të vjen me dikë të votoj, Nuk ka problem deri më tash, nëse vazhdon kështu do të shkon shumë mirë, do të ketë popull ma shumë”, tha Nexhat Limani, kryetar i komisionit të vendvotimit 2945, Çair. Drejtori i misionit të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjev, Janez Lenarçiç ka deklaruar se procesi i votimit në Maqedoni deri tani po rrjedh pa probleme. “Deri tani votimet po zhvillohen pa probleme, mirëpo duhet të presim fundin”, deklaroi Lenarçiç, gjatë vizitës së një vendvotimi në shkollën fillore “Koço Racin” në Shkup.

SHPËRNDAJE