Një delegacion i USAID-it, mision ky për Serbi dhe Malin e Zi, në krye me zëvendëse drejtoreshën e këtij misioni Merlin Shmit, është takuar sot më kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberin në zyrën e këtij të fundit. Në konferencë për shtyp zonja Shmit tha se aktivitetet tona për të ardhmen në komunën e Bujanocit do të jenë kryesisht në zhvillimin ekonomik si në sektorin privat, firmave në këtë hapësira si dhe përkrahje do të kenë edhe prodhuesit bujqësor.

Shkruan: Valon BEGZADI

Bujanoc 23 mars / AIK-Presheva Jone

            Kryetari i komunës së Bujanocit priti sot në kabinetin e tij, një delegacion të USAID-it, të cilët i njoftoi për së afërmi për problemet me të cilat qytetarët ballafaqohen. Sipas shefit të kabinetit të kryetarit, Enis Salihut, kjo është vizita e rregullt më të cilët zhvillojmë takime, si dhe u konfirmua edhe një herë bashkëpunimi i ngushtë me USAID,-in për disa programe në të ardhmen, ashtu sic e kemi pasur deri tani programin MEGA, për zhvillimin ekonomik.

Ndërkaq zëvendëse drejtoresha e Misionit të USAID-it zonja Merlin Shmit tha se aktivitetet tona për të ardhmen kryesisht do të në komunën e Bujanocit do të jenë kryesisht në zhvillimin ekonomik si në sektorin privat, firmave në këtë hapsira si dhe përkrahje do të kenë edhe prodhuesit bujqësor.

Merlin Shmit: “Ne e dimë se me çfarë probleme ballafaqohen qytetarët e Jugut të Serbisë e posaçërisht të komunës së Bujanocit. Mirëpo atë që USAID-i në të ardhmen do të punojë është avancimi i bashkëpunimit me komunat në përmisimin e zhvillimit ekonomik, e gjithashtu aktivitet tona do të drejtohen në ndihmë sektorit privat dhe kompanive të këtij rajoni.

Një aktiviteti tjetër do të i drejtohet edhe prodhuesve bujqësor, ku komuna e Bujanocit gjithmonë ka qenë dhe do të jetë njëra ndër partnerët më të mirë”.

 

Komuna e Bujanocit vitin e kaluar nën mbështetje të programit MEGA të USAID-it nga Aleanca Nacionale për zhvillim ekonomik lokal ka marrë certifikatën si komunë me ambient të volitshëm për biznes.

SHPËRNDAJE