Kryetari Komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa në Tiranë

Kryetari Komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa sot do të qëndrojë në Tiranë ku rreth orës 13:00 do të takohet me Përgjegjësen e sektorit për bashkëpunim Ndërkombëtarë  të Ministrisë së Arsimit znj. Iliriana Topulli Pecmarkaj.

Tema e bisedimit do të jet e bazuar ne bashkëpunimin rreth regjistrimit të studentëve për studime bazë nëpër Universitetet e Shqipërisë, Studimet Master në nivelin e I dhe II-të, si dhe Specializimet e ndryshme në degë të caktuara.

Ndërsa rreth orës 19:00 Kryetari i Komunës do të takohet me Ministrin e  Arsimit dhe Shkencës z.Meqerem Tafaj, Ministrit në fjalë  do ti prezentohet nevoja për ndihmë në aspektin kadrovik,  në sferën e investimeve në Arsim si dhe Kurikulat e nevojshme për arsimin Universitarë në Komunën e Preshevës.

NJOFTON KABINETI I KRYETARIT TË KOMUNËS, PRESHEVË


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni