Kryetari KNSH Galip Beqiri priti drejtorët e shkollave te mesme dhe fillore të Kosovës Lindore

Drejtorët e shkollave të mesme dhe fillore të komunës së Bujanocit dhe Preshevës, zhvilluan sot një takim me kryetarin e Këshillit Nacional, Galip Beqirin, te cilët së bashku parashtruan problemet me të cilat ballafaqohen sot dhe historikisht  shkollat  me tekstet mësimore në Luginë të Preshevës.  Takimi u zhvillua në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karagjiq” në Bujanoc.

Shkruan: Valon BEGZADI

Bujanoc, 22 shkurt / AIK-Presheva Jone

Shkaku i kësaj mbledhje të sotshme ishte konsultimi apo para përgatitje sic e quajti kryetari i Komisionit për Arsim nga Këshilli Nacional Zejnullah Fejzullahu, i cili tha se nesër ( sot ) do të zhvillohet një takim me përfaqësuesit e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit të Serbisë, ku përfaqësuesit e Komisionit për Arsim në kuadër të Këshillit Nacional do të i parashtrojnë problemet e teksteve mësimore në gjuhën shqipe për shkollat e mesme dhe fillore në Luginë të Preshevës dhe për ndryshimin e plan programeve për lenden e Historisë, lenden e kulturës figurative dhe atë muzikore si dhe disa lënde të cilat kanë të bëjnë me çështjen nacionale në ciklin e ulët të shkollave fillore.
Në mbledhjet e sotshme ishin të pranishëm drejtorët e shkollave të mesme dhe fillore nga Bujanoci dhe Presheva, Shefi i Departamentit për Arsim Agim Hasani, pedagog si dhe profesor.
Se cilat do të jenë propozimet për takimin e nesërm (sotshëm) Zejnullah Fejzullahu sqaron më tej.

Fejzullahu: “Ne i kemi tri variante të cilat janë, varianti i parë ka më qenë hartimi i teksteve origjinale, për të cilin në takimin e nesërm ( sotshëm) do të kërkojmë edhe hapjen e një konkursi në kuadër të ministrisë së arsimit dhe të gjithë ata që kanë dëshirë për tekste origjinale, munden të konkurrojnë ku më të mirët do të fitojnë. Ndërsa varianti i dytë thotë Fejzullahu është “importimi i teksteve nga Kosova dhe Shqipëria sepse sic e dimë me Kosovën kemi pasur harmonizimin e planë programeve në një periudhë mjaftë të gjatë edhe pse tash ka ndryshime sepse ata kanë shkollimin 9 vjeçar, kurse tek është sistemi  8 vjeçar dhe aty ku nuk ka mundësi varianti i parë dhe i dytë do të parashtrohet varianti i tret i cili është me përkthimin e teksteve nga gjuha serbe me njerëz mjaftë profesional të cilët do të i shmangin defektet të cilat sot për sot ekzistojnë nga  gjuha serbe ne atë shqipe”.

Nga ana tjetër kryetari i Komisionit për Arsim të Lartë, njeherit dhe drejtor i Shkollës se mesme “Skënderbeu” ne Presheve, z.Abdurrahman Zulfiu tha për Agjencioninë tonë se problemet rreth teksteve dhe plan programeve mësimore në shkollat e mesme në Luginë të Preshevës janë mjaftë të mëdha që nga viti 1982 – 83. Zulfiu: “Me ndryshimit të cilat u bënë nga demonstratat revolucionare në Kosovë, pra në Prill me 1981. Edhe nga viti 1982 – 83, atëherë ministria e arsimit me një fjalë qeveria e atëhershme e Serbisë bënin një ndryshim mjaftë të madh në planë programet pra të Gjuhës dhe Historisë kombëtare shqiptare dhe sot ne po i diskutojmë këto, po i analizojmë në nivel aktiv të drejtorëve të dy komunave Bujanoc, Preshevë dhe këtu janë prezent edhe Pedagogët por edhe ne si antarë të grupeve punuese pran Këshillit Nacional Shqiptar, ku nesër do të i paraqesim vrenjtet tona dhe kërkesat tona në lidhje me tekstet.

Në mbledhjen e zhvilluar sot në sallën e vogël të Shtëpisë se Kulturës, kryetari i Këshillit Nacional Galip Beqiri i prezantoi të pranishmëve punën e Këshillit e konkretisht në fushën e Arsimit për cka dhe u diskutuan problemet e ndryshme për arsim që momentalisht i preokupojnë shkollat në Luginë të Preshevës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni