Qytetarë të dashur

Vllezër dhe motra të nderuar bashkëkombas të besimit Islam

Me knaqësi të vecantë me lejoni që në cilësin e kryetarit të komunës t’ju përcjell urimet më të përzemërta gjithë besimtarëve musliman për festën e Kurban Bajramit.

Në këtë ditë feste e gëzimi, ju ftoj që në zemrat dhe shpirtin tuaj të shëndritë besimi i sinqertë, që me veprat e juaja mirëbërëse, humane e solidare, që në sjelljet tuaja të dominojnë respekti, toleranca dhe mirëkuptimi.

Në këtë festë që karakterizohet me dashurinë, solidaritetin dhe vëllazërimin e lusim Allahun e madhërishëm që të gjithë muslimanëve të ju sjell mirësi dhe begati nëpër çdo familje muslimane dhe të shtoj dashurinë midis tyre. Me përshëndetjen:„Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi ne.  Uroj që këtë festë, ju dhe bashkëpunëtorët tuaj, ta kaloni në harmoninë familjare dhe me shpërblimet e merituara nga Allahu i Madhërishëm, thuhet ne urimin e kryetarit të Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi

 

SHPËRNDAJE