Kryetari Jonuz Musliu dhe lidershipi i Bujanocit bën homazhe te varri i Komandant "Lleshit" në Tërnoc

Kryetari i Asamblesë komunale Jonuz Musliu me një delegacion nga komuna e Bujanocit, bënë sot homazhe në fshatin Tërnoc, pran varreve të dy dëshmorëve të Luginës së Preshevës, atij të Besim Faikut dhe Ridvan Qazimit.

Shkruan: Valon BEGZADI

Tërnoc (Bujanoc),26 janar /

AIK-Presheva Jonë

Me rastin e njëmbëdhjetë vjetorit të daljes në skenë të Ushtrisë çlirimtare për Preshevë, Bujnoc dhe Medvegjë dhe me rastin e dhjetë vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Besim Faikut, kryetari i Kuvendit komunal Jonuz Musliu me ekipin e tij vunë sot kurora pran varrit të dëshmorit Besim Faikut dhe Ridvan Qazimit ndryshe Komandant “Lleshi”, dhe në respekt të këtyre dy dëshmorëve mbajtën një minutë heshtje. Jonuz Musliu gjatë vizitës së sotshme pranë varrezave të dy dëshmorëve deklaroi për Agjencinë tone , se edhe pas 11 viteve të mbarimit të konfliktit mes shqiptarëve dhe serbeve nuk ka ndonjë realizim të kënaqshme të shqiptarëve përveç implementimit të policisë multietnike.

 Jonuz Musliu gjatë vizitës së sotshme pranë varrezave të dy dëshmorëve deklaroi për Agjencinë tone, se edhe pas 11 viteve të mbarimit të konfliktit mes shqiptarëve dhe serbeve nuk ka ndonjë realizim të kënaqshme të shqiptarëve.

“Natyrisht se u bënë shumë vite që nga dalja e UCPMB-së në skenë dhe pas përfundimit të luftës në vitin 2001, pasi që u nënshkrua marrëveshja e Konçulit, ne mbetëm me shpresë do të realizohet dëshira e shqiptarëve së paku deri diku dhe që ajo marrëveshje të jetë pjesërisht e realizuar, e kemi ditur se me kë kemi punë por e kemi lënë një detyrë faktorit ndërkombëtarë, se ata do ta implementojnë marrëveshjen e Konçilit që kjo pjesë, Presheva, Medvegja dhe Bujanocit të jenë të lirë.

 
Nuk ka ndonjë realizim të kënaqshëm apo pjesërisht e kënaqshme përveç policisë multietnike e cila është impelemtuar kurse të tjerat, kurse të tjerat jo siç është militarizimi, moszgjidhja e problemit multietnik, zgjidhja e simboleve kombëtare, natyrisht edhe referendumi i vitit ’92 bashkimi me Kosovën, krejt këto kanë mbetur pezull”. z.Musliu shpreson se viti 2011 do të jetë vit i realizimeve dhe vit zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni