Sot më 14 mars 2012,në vazhdën e aktiviteteve për nderë të 100 vjetorit  të Shtetit Shqiptar, në Tiranë po mbahet panairi “Javët e biznesit kombëtar”, njoftohet nga zyra e kabinetit të kyretarit të Komunës së Preshevës.

Tiranë, 14 mars

Të pranishëm në këtë aktivitet të cilët morën fjalën përshëndetëse janë: Kryeministri i shtetit Shqiptar Z-Sali Berisha, Z.Enver Ferizaj- President i KASH, Z-Lulzim Basha- Prefekt i Tiranës, Kryetari i Komunës së Preshevës Z-Ragmi Mustafa, Kryetari i Komunës së Ulqinit Z-Nazif Cungu, Kryetari i Komunës Çair Shkup, Z-Izet Mexhiti, Ministri i MBUK  Z-Genc Ruli e shumë intelektualë të shquar nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës,si dhe biznesmenë nga të gjitha trojet e banuara me shqiptarë

Me këtë rast, më i privilegjuari ishte Kryetari i Komunës së Preshëvës dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Zotëri Ragmi Mustafa të cilit i jipet e drejta që vetëm ky ta bëj prerjen e tortës për të gjithë të pranishmit nga të gjitha trevat shqiptare. Vlen të theksohet se “Javët e biznesit kombëtarë” mbahen prej 17 shkurtit (ditës së Pavarësisë së Kosovës) deri më 28 nëntor (ditës së Flamurit).

SHPËRNDAJE